Një 21-vjeçar është arrestuar pasi ka kanosur me armë të dashurën e tij 15-vjeçare dhe shoqen e saj 20-vjeçare, pasi kishin dalë në shoqërinë e të tjerëve. Donald Lato, 21-vjeç, nga xhelozia pse e dashura e tij 15-vjeçare kishte dalë me shoqërinë, i ka shkruar asaj dhe e ka kanosur me armë.
Sipas dëshmisë së të miturës, ajo është konfliktuar më 21-vjeçarin për arsye xhelozie dhe më pas kishte dalë me shoqërinë. Kjo ka bërë që 21-vjeçari nga Gjonmadhi i Korçës ta kërcënojë dhe kanosë me armë.
15-vjeçarja jeton me gjyshërit, pasi prindërit i janë vrarë në 2014 në fshatin Gjonmadh. Më 7 janar 2014 4 persona mbeten të vrarë nga Bashkim Latollari, i cili fillimisht vrau çiftin Rexhep dhe Valentina Metollari dhe më pas Belimon dhe Danjela Meçollari. Ngjarja ka motive xhelozie pasi autori i ngjarjes ka pasur një lidhje intime me Danjela Meçollarin