Një 18-vjeçare nga Puskuqani që 5 muaj më parë kërcënoi me thikë në sallën e gjyqit gjyqtaren Vjosa Zajmi, është shpallur fajtore dhe dënuar me 2 muaj e dhjetë ditë heqje lirie. E pandehura Miranda Çerpia së bashku me nënën e saj, Rabije Brahimi, i ishin drejtuar gjykatës së Tiranës për të kërkuar zgjatjen e afatit të mbrojtjes nga shtetasi Qamil Çerpia. Mirëpo kur kjo kërkesë është rrëzuar nga gjyqtarja Zajmi, vajza adoleshente që ndodhej në sallën e gjyqit ka nxjerrë një thikë nga çanta, dhe ka kanosur me jetë gjyqtaren.

Është dashur ndërhyrja e oficerit të policisë të qendrës ku strehohen gratë e dhunuara, që të shmangej situata e pakëndshme. 18-vjeçaria pasi kishte nxjerrë thikën ishte drejtuar nga gjyqtarja, duke e kërcënuar se do e vriste. Në datën 26 qershor 2014 në sallën e Gjykatës së Tiranës, ku po zhvillohej procesi gjyqësor me palë kërkuese Rabije Brihmani dhe palë të tretë Qamil Çerpia me objekt vazhdimin e urdhërit të mbrojtjes, gjatë zhvillimit të seancës Miranda Çerpia vajza e shtetasit Qamil Çerpia ka nxjerrë një thikë dhe me të ka kanosur gjyqtaren Vjosa Zajmi,e cila po kryesonte seancën. Në këtë moment ka ndërhyrë punonjësi i policisë së qëndrës së grave të dhunuara duke e marrë dhe nxjerrë nga salla të arrestuarën në flagrancë.

Pas kësaj shtetasja Miranda Çerpia është shoqëruar nga punonjësit e Komisariatit nr.2 Tiranë, dhe është kryer arrestimi në  flagrancë i saj në datën 26.06.2014 ora 17:00 si e dyshuar per kryerjen e veprave penale te “Kanosja e gjyqtarit dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve te ftohta”. Ndaj saj është vendosur masë sigurimi ajo e arrestit ne burg. Rreth ngjarjes së lartpërmendur janë pyetur si persona që kanëm dijeni për ngjarjen shtetasit Dhurim Hamati, Oltjana Andrea, Redinmelaj Azizaj, Rabije Brihmani, Qamil Çerpia dhe Almesha Tepelena. E.Qyno


Redaksia Online
(shqiptarja.com)