Policia e Fierit ka vënë në pranga një 40 vjeçar i cili ka kanosur me armë zjarri një 51 vjeçar, për motive të dobëta.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në lagjen “29 Nëntori” në Fier ku është vënë në pranga Ilir Halilaj 40 vjeç, pasi me një armë tip kallashnikov ka kanosur 51 vjeçarin E.J.

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Fier, bënë sekuestrimin e një krehëri me 28 fishekë model 56 dhe 30 fishekë model 56.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)