Kryeminstri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga kantieri i këndit ‘Dua të luaj’, në qytetin e Elbasanit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ky kënd do të jetë një hapësirë moderne prej 22 mijë m², me fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për çdo moshë.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e këndit “Dua të luaj”, në Elbasan, një hapësirë moderne prej 22 mijë m², dme fusha sportive, kënde lojërash dhe ambiente rekreative për fëmijë, familje dhe të moshuar, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.