Kantina e verës “Lundra”, një rrugëtim drejt përsosmërisë. Shijojmë një përvojë unike të degustimit të verës “Lundra” në vreshtat e familjes autoktone Tufa

Rreze Dielli” udhëton vetëm pak kilometra larg Tiranës, në vendin e lakmuar kohët e fundit për ata që duan t’i largohen zhurmës, smogut dhe vapës së madhe të kryeqytetit. Ndodhemi ne Lundër! Në Kantinën e verës së familjes Tufa! Familja autoktone Tufa ka ngritur kantinën madhështore të verës, të vendosur mbi një kodër të rrethuar me një vreshtari gjigande, të mrekullueshme. E themeluar në vitin 1992 nga zoti Xhevdet Tufa, Kantina Lundra është një dëshmi e pasionit të palëkundur të familjes Tufa, për të ruajtur traditën e vreshtarisë shqiptare.   

Vreshta të tilla jemi mësuar të shohim në Toskana të  Italisë, por jemi në Lundër, në tokën e familjes Tufa, e cila ka shkrirë historinë, pasionin, dëshminë e përkushtimin për të ruajtur traditën e vreshtarisë shqiptare! Kjo familje ka sipërfaqen më të madhe të vreshtave dhe ka fituar patentën e një vere cilësore premium, që tregtohet brenda dhe jashtë vendit!

E vendosur mes 65 hektarësh me vreshta dhe ullishte mahnitëse, Kantina Lundra gëzon një mikroklimë unike mesdhetare, ideale për prodhimin e verërave të jashtëzakonshme të cilësisë më të lartë. Përveç vreshtave, familja Tufa i ka kushtuar rëndësi edhe ullishteve, me sipërfaqe të tëra në tokën e bekuar, duke prodhuar vaj ulliri ekstra të virgjër me cilësi të lartë. E rrethuar nga malet e mrekullueshme dhe natyra mahnitëse, Kantina është e pajisur me teknologji moderne, e cila siguron cilësi për të gjitha varietetet e verës. Kjo sipërfaqe vreshtash, gëzon një mikroklimë unike mesdhetare, ideale për prodhimin e verërave të jashtëzakonshme të cilësisë më të lartë.   

"Një nga objektivat që kemi premtuar këtë vit, është që të arrijmë dhe të ndërhyjmë përgjatë fazave të fundit të maturimit, me ndërhyrje të kontrolluara për të rritur akoma cilësinë. Kështu që javët në vazhdim, parashikohet një ndërhyrje duke kontrolluar duke zgjedhur vreshtat më të bukur, duke i lënë të jetojnë, në mënyrë që të maturohen në mënyrë më të kompletuar. Kjo do të thotë që të marrim një pjesë të prodhimit, ta zvogëlojmë prodhimin për hektar, por njëkohësisht ta pasurojme atë, në mënyrë që të rrisim shumë më tepër karakteristikat enologjike të rrushit. Eshtë një punë e mundimshme në lidhje me kohën dhe nga ana ekonomike, por ama do japë rezultate të kënaqshme në kantinë" - shprehet agronomi Roberto Puglisi.

Prodhimi i verës është një proces kompleks që ndërthur artin dhe shkencën. Ai kërkon dije gjithëpërfshirëse mbi teknologjinë, dhe një nivel të lartë aftësish. Ekipi i kantinës i është përkushtuar ruajtjes së traditës së pasur të vreshtarisë shqiptare, nëpërmjet teknikave të kultivimit të ekspertëve dhe përdorimit të proceseve shkencërisht të avancuara. Rezultati është një produkt i çertifikuar, me cilësi të lartë, dhe përfaqësuesi më i denjë i verërave më të mira shqiptare. Gjatësia e çdo faze mund të ndryshojë në varësi të llojit të verës dhe metodës së prodhimit të saj. Pas disa muajsh pune dhe ruajtje, verërat më të mira zbriten në katin nëndhés për t’u maturuar në fuçi lisi për muaj dhe vite.

”Kjo është linja e re e verërave, që është krijuar fiks për të dhënë një imazh të ri të kantinës Lundra dhe familjes Tufa. Në këtë rast kemi selektuar etiketat me dizajne të reja. Ne i kemi dhënë rëndësi kafshëve dhe në këtë rast zogjve, që janë zogj tipik autoktone, si rrushi që ne kultivojmë. Eshtë qukapiku i kuq që është një zog me karakter të fortë që është mbështetur në një degë rrushi. Kemi dhe autoktonin Shesh që unë jam shumë i lidhur, besoj që ka një potencial të lartë si dizenjo, punimet tipike shqiptare dhe në këtë rast unë besoj që do jetë ekspozimi kryesor për linjën e re të verave të Kantinës Lundra, sepse gjithmonë e më shumë flitet për të qënit autokton dhe autokton është ai që duhet të bëjë diferencën, të njohë territorin e Kantinës Lundra, i cili është një territor me të vërtetë shumë shumë i njohur. E njëjta gjë vlen edhe për Merlot, zogu quhet Martin Peshkatari, një zog i vogël që shkon në ujë, kjo do të thotë që është një zog që fluturon por shkon edhe afër ujit. Fiks siç janë dhe verërat që i përshtaten të gjitha kuzhinës tipike shqiptare.  E gjithë kjo linjë është një linjë e re për restorante të cilësisë së lartë” - nënvizon enologu Gianfranco Cordero.

Kantina Lundra është destinacioni ideal për vendasit dhe të huajt për një përvojë unike të degustimit të verës. Rezultati i punës është një koleksion verërash të shkëlqyera, secila një kryevepër më vete, e ndarë në katër kategori: e kuqe, e bardhë, rozë dhe raki. Këto verëra mishërojnë identitetin unik të Kantinës Lundra, krijuar me dashuri dhe përkujdesje me qëllimin e vetëm për të kënaqur shpirtin!

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hgd: 04/08/2023 18:10

    ?? autoktonë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë