Reperi i njohur amerikan Kanye West ka bërë një gabim, i cili mund t’i kushtojë privatësinë e tij.
Gjatë një takimi me presidentin amerikan Donald Trump, West ka zbuluar pa dashje fjalëkalimin e telefonit të tij kur zhbllokoi atë. Megjithatë kombinimi i West ishte tepër i dobët dhe i thjeshtë: 000000.
Në momentin kur vendosi kodin, Kanye ishte duke i treguar presidentit Trump se si duhej që të ishte dizanji i aeroplanit me të cilin ai udhëtonte.
Ndoshta mbas kësaj videoje, reperit do t’i duhet që të ndryshojë passwordin dhe të vendosë një tjetër më shumë kreativ, cilësi për të cilën ai nuk vuan.