Gjatë ditës së djeshme Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Kanye West do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump.
Të lartpërmendurit do të diskutojnë për reformën në burgje, dhunën ndërmjet grupeve të ndryshme si dhe ringjalljen e prodhimit në SHBA.
Takimi i të dyve do të realizohet pothuajse katër javë para zgjedhjeve afatmesme që do të mbahen në nëntor.
Këngëtari, i cili ishte i zëshëm në mbrojtjen për Trump, gjithashtu do të takohet me këshilltarin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, Jared Kushner.
Komento