Kaori Icho një legjendë 
4 të arta radhazi në mundje

Kaori Icho një legjendë <br />4 të arta radhazi në mundje
Një tjetër sportiste hyn në historinë e Lojërave Olimpike. Ajo është japonezja Kaori Icho, që cila fitoi medaljen e artë në mundjen e lirë në kategorinë 58 kg. 32-vjeçarja triufmoi për të katërtën herë radhazi në të njëjtën disiplinë në Olimpiadës, duke mposhtur në finale rivalen ruse Valeria Koblovan të Rusisë.

Një rekord absolut për një femër në sportin e mundjes. Ajo tashmë rreshtohet përkrah emrave të mëdhenj si Michael Phelps, Carl Leëis apo Al Oeter. Medalja e Bronztë në këtë disiplinë u fitua nga tunizania Marëa Amri dhe indiania Saklshi Malik.

Japonia në fakt dominoi edhe në dy kategoritë e tjera të mundjes së lirë për femra. Në peshën 69 kg, medaljen e artë e vari në qafë Sara Dosho, e cila triumfoi në finale me rusen Natalia Vorobeva.

Në shkallën më të ulët të podiumit për medaljen e bronztë u ngjitën Elmira Syzdokova e Kazakistanit dhe suedezja Anna Jenny Fransson. Në kategorinë 48 kg sërish medaljen e artë e fitoi një japoneze.

Eri Tosaka mposhti në finale rivalen nga Azerbajxhani Mariya Stadnik, që mori medaljen e argjendtë, ndërsa dy medlajet e Bronzit u ndanë për Sun Yanan të Kinës dhe Elitsa Atanasova Yankova të Bullgarisë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron