Qytetarë të shumë të Bashkisë së Kamzës janë përballur sot me një situatë tepër të vështirë. Teksa sot është dita e fundit e muajit dhe qytetarët duhet të pajisen me abone për muajin dhjetor, ata janë përballur me një situatë thuajse të pazakontë.

Siç mund ta shihni dhe nga fotografitë e mbërritura në redaksinë e Report Tv, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në radhë dhe presin mes shiut e kohës së ftohtë pranë dispeçerisë, me shpresën për të marrë abonetë, ndonëse këta të fundit nuk kanë dalë fare.

Qytetarë nga vendngjarja raportuan se ata janë njoftuar se do të pajisjen me abone në orën 09:00, por vijojnë ende të presin, pasi nuk iu kanë shkuar abonetë. Të revoltuar qytetarët kanë bllokuar autobusin e Kamzës, që të mos lëvizte, ndërsa askush nuk ka ndërhyrë për të qetësuar qytetarët dhe situatën, e cila vijon të jetë e tensionuar dhe qytetarë të shumtë të presin para sportelit të ‘Shpresa.al’.

[gallery]24963[/gallery]

d.c./shqiptarja.com