Shpresa për një të ardhme më të mirë është kthyer në mankth për këtë familje shqiptare e cila dëshiron të ruajë anonimatin për të mos prekur të afërmit e tyre qe ndodhen në atdhe. Ata  rrëfejnë për Shqiptarja.com peripecitë e rrugetimit të tyre me shpresën për një jetë më te mirë

Fluski i ditëve të fundit i refugjatëve nga vende të ndryshme e kryesisht nga Siria drejt Gjermanisë ka bërë që kampet egzistuese të mbipopullohen aq shumë saqë të mos ketë më hapësirë strehimi….
 
Në një rrëfim Ekskluziv për shqiptarja.com kjo familje shqiptare shprehet se është në krizë nga të gjitha pikpamjet nga pasiguria e jetës, nga mungesa e higjenës nga mungesa e ushqimit dhe pamundësia për të mbijetuar me aq sa ofrojnë autoritetet gjermane si vlerë monetare apo materiale.

azilantet
Foto të tjera

Kushtet e jetesës
Në fillim na vendosën në çadra jetonim ja këtu,ne kemi një femijë të vogël dhe është shumë vështirë të jetojmë në këto kushte është totalisht kaos situate. Kemi frik nga semundjet e ndryshme, dhe vajza deri sa kemi ardhur ketu ka qene vetem e semure dhe është dobësuar”- shprehet vajza  duke e shoqëruar rrëfimin e saj me fotografi që demostrojnë realitetin.
 
azilantet
 Foto të tjera

Ky kampi që jemi tani është një ndër kampet me kushtet më të këqija ne po na sjellin lekë nga shqipëria që të mund të blejmë ushqim se  ktu hamë makarona të pa ziera, patate të paziera dhe asgjë ska shije sepse është një fluks shumë i madh- rrëfen vajza
 
Rrëfimi vazhdon të shokon :"radha te buka dy ore, radhë për të marrë nje ilaç , radhe te regjistrimet, ka shumë sirianë vijnë mbi 200 vetë në ditë të rinj, radhë per të bërë dush çdo gjë radhë vetëm kur flemë  nuk kemi radhë se me keq se po heqim ska ,jemi dhe zero se skemi as pashaportat dhe sbëjmë dot asnjë lëvizje as lekë nuk marim dot më nga të afërmit se skemi pasaporta.
 
Sipas vajzës në kamp nuk bëhet fjalë të marrin një shumë parash për të mbijetuar pasi më parë duhet ti nënshtrohesh analizave shëndetësore për të verifkuar gjëndjen aktuale fizike të personave, çka nuk është e mundur sepse ka një fluks të madh njerëzish që presin dhe ka hasur vështirësi në procedura.

Jetesa në kamp
Kjo hapësirë e cila në gjendje normale funksionon për të kaluar kohën e lirë përmes lojës së baskëtbollit për azilantët, tashmë shërben si vend strehim për të gjithë, shikoni si janë sistemuar.
 
“Në një vend të tillë na mungon siguria kemi frikë natën, janë shumë refugjatë sirianë dhe nga vende të ndryshme të cilët kanë arritur edhe të kryejnë krime, para pak ditësh një sirian theri gruan me thikë por askush nuk foli, e fshehën lajmin”-shprehet ajo.
 
azilantet
 Foto të tjera

Gjendja emocionale është mjaft e rënduar, luftë për mbijetesë dhe jo vetëm për shqiptarët por përgjithësisht për të gjithë ata që kërkojnë strehim në kampet e Gjermanisë.
 
Po a e keni menduar të ktheheni: "Edhe po të duam të kthehemi ka një procedurë mjaft të gjatë duhet më tëpër se një muaj nga bërja e kërkesës, plus që po vuajmë që po vuajmë, rrimë me shpresën që më mirë do bëhët e do na japin shtëpi se jemi me fëmijë të vogël"-përgjigjet ajo
 
Shpresa se e nesërmja do të sjellë  diçka më të mirë dhe se nuk do të refuzohet kërkesa i bën të mbijetojnë në këtë vend të rrëthuar me çarçafë. Ndoshta nuk është e vetmja familje që po vuan këtë situatë por le të mbetet ky rrëfim një apel për të gjithë shqiptarët që duan të nisen për “një jetë më të mirë” Mos u nisni……..- përfundon rrëfimi i saj

Redaksia online
(Sab. M./shqiptarja.com)