KIEV - Protestuesi në Ukrainë kanë hyrë brenda ndërtesës së Këshillit Bashkiak të Kievit duke thyer xhamat, në shenjë proteste ndaj vendimit të qeverisë për të nënshkruar një marëveshje tregtare e cila do t’a afronte më shumë vendin e tyre me BE-në.

Raportohet se mijëra njerëz kanë marshuar në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin ukrainas, duke injoruar kështu urdhërin e policisë e cila e ndalonte këtë veprim.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të reja.

Këto protesta në Ukrainë nisën më shumë se 1 javë më parë pasi presidenti ukrainas Viktor Yanukovych nuk firmosi një marrëveshje asocimi me BE-në. Kjo marrëveshje do të hapte kufijtë për tregtinë dhe do të lehtësonte procedurat e udhëtimit për në vendet e BE-së.

Por vetë Yanukovych deklaroi se pas vendimit të tij fshihej presioni i ushtruar nga Rusia për të mos nënshkruar këtë marrëveshje.
 
Redaksia online
(e.d/e.s/ac/shqiptarja.com)