Muajt janar-shkurt kanë qenë muaj të nxehtë debatesh, e shkeljesh në Kuvend, çka është reflektuar edhe në masat e rrepta financiare që janë aplikuar nga institucioni, duke nisur me ndalimin e 992,085 lekëve ose mbi 10.000 euro nga pagat e 16 deputetëve, të cilët së bashku kanë munguar nga parlamenti për 95 ditë gjithsej
Ndalesat në fjalë lidhen me mos pjesëmarrjen në aktivitetet e parlamentit, seanca dhe komisione pa shkaqe të arsyeshme, por edhe me përjashtimet. Deputetët më të ndëshkuar të marsit janë emra të njohur të opozitës të cilët u përjashtuan nga Byroja për shkak të kaosit të krijuar në kuvend kur temë diskutimi ishte çështja e Belinda Ballukut.
Elda Hoti dhe Belind Këlliçi kryesojnë listën me 12 ditë mungesë dhe një penalitet prej 125.316 lekësh, ndjekur nga Flamur Noka dhe Klevis Balliu me 11 ditë mungesë dhe një gjobë prej 114,873 lekësh secili. Albana Vokshi dhe Fidel Kreka kanë munguar 10 ditë, duke humbur 104,430 lekë nga paga e tyre.
Deputetit Bujar Leksaj i cili ka 5 ditë të munguara i janë mbajtur 52.215 lek në penalitete. Vangjel Dules i janë mbajtur 31,329 lekë ndërsa Agron Shehajt 31,329 lekë.
Edi Palokës me 1 ditë mungesë i janë mbajtur 10.443, ndërsa Oerd Bylykbashit me 2 ditë mungesë i janë mbajtur 20,886 lekë . 52,215 lekë i janë mbajtur edhe Ana Dajkos të Shqipëria Bëhet e cila ka munguar 5 ditë ndërsa Gent Strazimirit me 4 ditë mungesë i janë mbajtur 41, 772 lekë.
Emrat e deputetëve të Kuvendit të cilët janë gjobitur me ndalesë page nga Kuvendi
Komente










