TIRANË- Një propozim i kreut të grupit të PS, Taulant Balla për 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991, kur 4 të rinj u vranë në protestën e fundit kundër regjimit komunist, u bë shkak për një tjetër përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit.

Demokratët e quajtën provokim kërkesën e Ballë, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka mori fjalën dhe lëshoi ‘lumë’ akuzash ndaj Ballës duke e cilësuar si të lidhur me krimin.

“Jeni bandë dhe keni vënë në krye të grupit një kryebandit”, tha Noka.

Gjuha e përdorur jo vetëm ndaj Ballës, por edhe vetë Niko Peleshit, bëri që ky i fundit t’i ndërpresë fjalën dhe t’i tërheqë vëmendjen për fjalor të papërshtatshëm dhe i kujtoi se në asnjë rast fjalën nuk mund ta marrë me dhunë.

“Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të Ravik Gurrës”, i tha Noka-Peleshit.

“Mund t’i bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala. Mos ndërprisni punimet e Kuvendit”, tha Peleshi.

Deputetët e opozitës në grup bllokuan foltoren dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës që të mbanin fjalën. Bora Muzhaqi që po fliste nga vendi nuk u lejua nga deputetja demokrate Elda Hoti, e cila u filmua teksa i merrte kartën e deputetes.

Kjo situatë bëri që kryetari i Kuvendit të ndërpresë për 5 minuta seancën, por debatet vazhduan jashtë kamerave dhe sipas burimeve për Report Tv, Flamur Noka ka hedhur në drejtim të Ballës një shishe me ujë.

Edhe pas rikthimit në sallë, sherret vijuan dhe pas 2 orësh debate u kalua në votim me kërkesë të PS. 

Lajmi në përditësim....

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:48
'Deputetët po kërcënohen me jetë', Kuvendi mbyll diskutimet dhe kalon në votimin e projektligjeve me kërkesë të Ballës

1775137941_ballaaaaaa.JPG

Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës.

"Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time",- tha Balla.

Ora 15:37
Momenti kur Flamur Noka shtyn Gent Strazimirin dhe i thotë të shkojë te foltorja e Kuvendit (VIDEO)

 

Një moment tjetër është kapur nga kamerat e gazetarëve në Kuvend, kur deputeti i PD-së, Flamur Noka, shtyn me forcë deputetin tjetër të PD-së, Gent Strazimiri, dhe e urdhëron të shkojë te foltorja për të vijuar përplasjet me Gardën.

Ora 15:18
‘Nuk e kupton realitetin nga memet’, Vokshi debat me Muzhaqin në Kuvend: Qepe gojën, mos e përmend vajzën time (VIDEO)

 

Dy deputetet Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi janë përfshirë në një debat të ashpër verbal në Kuvend. Vokshi i tha Muzhaqit se nëse do kishte pak integritet nuk do e kishte marrë fjalën në Kuvend pasi Niko Peleshi ia hoqi të drejtën Elda Hotit. Deputetja e PD shtoi se Muzhaqi nuk e kupton realitetin për shkak të memeve.

“Keni kryetarin e grupit të PS që fyen në mënyrë të vazhdueshme, intimidon dhe kërcënon burrat dhe tani e ka bërë zakon të gjitha gratë. Zoti kryetar, ju jeni përgjegjës për këtë situatë në këtë sallë. I hoqët fjalën Eldës dhe ia dhatë Muzhaqit që nëse do të kishte një fije integriteti nuk duhet ta kishte pranuar. Ajo realitetin nga memet shpesh herë nuk e kupton dot. Nuk pres që asnjëra prej tyre grave të çohet dhe të mbrojë të drejtat  egrave në seancë. I bëj një pyetje këtyre burrave ore e keni motra, a keni gra? A ju vjen turp që bëheni të gjithë pas atij të paburri? Nxirreni jashtë në këtë moment”, tha Vokshi.

Në kundërpërgjigje, Muzhaqi i tha Vokshit që të laojë gojën me sapun kur përmend integritetin e saj. Debati vijoi edhe më tej, kur ajo e pyeti si do të ndihej Vokshi sikur vajzës së saj t’i drejtoheshin më të njëjtat fjalë.

“Disa njerëz duhet të lajnë gojën me sapun, para se të përmend integritetin tim. Edhe me shampo lajeni, lajeni mirë e mirë se u është bërë sajesa. Kur flasin ca njerëz për integritet tim o zot o perëndi nuk di çfarë të thuash. Gratë kanë nisur viktimizohen dhe u duket sikur marrin ndonjë lloj simpatie. Sa kohë jemi bërë bashkë me deputetet e pd, turp që na përmenden gjëra që s’kanë fakte. Këta burrat duhet të mendohen se vërteta tha Vokshi keni gra nëpër shtëpia, a keni kalamaj, vajza. Si do ndihedhit ju, si do ndiheshe  ti Vokshi sikur vajzës tënde ti thonin këtë që më the ti mua. Si do të vinte”, iu kundërpërgjigj Muzhaqi.

Reagimi i Vokshit ishte i ashpër duke i kërkuar deputetes së PS që të qepë gojën dhe të mos e përmendë vajzën e saj.

Albana Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi, mbylle gojën, fëmijët e mi mos i përmend kurrë,

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua, kam edhe unë mama në shtëpi, kam edhe unë baba në shtëpi.

Albana Vokshi: Mbylle gojën po të them edhe njëherë, hesht, fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos i përmendë, turp të të vijë, turp të të vijë.

Bora Muzhaqi: Ti mos mi përmend mua.

Ora 15:16
Jozefina Topalli bëhet nostalgjike: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta! Ironizon Peleshi (VIDEO)

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jozefina Topalli riktheu dhe njëherë shprehjen “Kape për zhelesh e nxjerre përjasht”, shprehje e përdorur prej saj në kohën kur ishte kryetare Kuvendi. Kësaj radhe ia drejtoi Taulant Ballës pas ofendimeve që ky i fundit i ka bërë grave të PD.

“Kryetar i kuvendit, kur drejton seanca ka një rregullore dhe nuk ka një nen që dënon gjithmonë deputetët e opozitës. Është e mira që të mbash rregull nëse mund të quhet parlament, që të shohësh të gjitha nenet. Nuk është normale dhe ska ndodhur që një nën e 2 fëmijëve, fëmijët e të cilës janë kërcënuar nga bandat gjatë fushatës, të ofendohen me një fjalor aq vulgar q sa në shpellat e mafies nuk përdoren se dhe ato kanë një kod. Nuk ka ndodhur kurrë që deputeti të provokojë mbi dhimbjen e vrasës së 4 dëshmorëve të demokracisë. kurrë një paburrë provon mbi të vdekurit dhe merret vetëm me gra, ka vetëm një shprehje, merre zoti kryetar, kape për zhelesh e nxjerre përjashta”, tha Topalli.

Ndërkohë Peleshi, pas fjalës së Topallit tha se “Unë p.sh. mendova se e kishim lënë pas, s'e mendoja që do vinte dita që të rikthenim sërish "kape për zhelesh e nxirre jashtë.”

Ora 14:53
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

1775134973_kuvendi.jpg

Gazetari i Report Tv Isa Myzyraj tregon se deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën.

“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhin deputetet e opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, i ka thënë Noka – Taulant Ballës.

Sakaq, Noka gjithashtu ka tentuar dhe të godasë me shishe ujë Ballën.

Ora 14:50
Pas debateve për masakrën e 2 prillit, Balla: Kërkesa për 1 minutë heshtje erdhi nga deputetët e Shkodrës! Kemi kërkuar masë për Elda Hotin

 

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se kërkesën për 1 minutë heshtje për masakrën e 2 prillit e bëri pasi e kishin kërkuar deputetët e Shkodrës. Balla tha se kanë kërkuar masë për deputeten Elda Hoti, e cila i mori kartën e deputetes Bora Muzhaqit dhe nuk e lejoi të flasë.

“Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar që grupi ynë ta propozojë në këtë 35-vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë, PS i respekton të gjithë dëshmorët. Skenarët e porositur dhe humbja e largpamësisë politike që kuvendi të gjente një momentin për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk propozova të mbahej menjëherë, por të gjehej një moment për të organizuar një gjë të tillë. Ato që thatë për PS, ajo është një çështje për të cilën Ruçi ka dalë me dëshirë para dritësisë dhe drejtësia ka folur qartazi sa i përket çdo lloj insituate politike. Keqardhje për këtë degradim”, tha Balla.

Gjatë fjalës së Ballës, deputetët e opozitës ishin afruar pranë tij dhe e quajtën "ushtari i Suel Çelës". 

Ora 14:43
Tensione në Parlament, momenti kur Flamur Noka tenton të godasë me shishe uji Taulant Ballën (VIDEO)

Gjatë momentit që seanca plenare ishte në pushim për shkak të rrëmujës që shkaktuan deputetët e PD në sallë, Flamur Noka ka tentuar të godasë me shishe uji Taulant Ballën.

Situata u tensionua pasi Balla kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje në Kuvend për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër.  Kjo ka nxitur revoltë nga deputetët e PD duke akuzuar Partinë Socialiste si përgjegjës. Pas këtij incidenti, Balla është marrë në mbrojtje nga Garda.

Ora 14:38
Sherri me deputetët e PD, Balla merret përsëri në mbrojtje nga Garda (VIDEO)

Një gardist i Kuvendit po qëndron përsëri krah Taulant Ballës në sallën e parlamentit pas sherrit të ndodhur pak më parë. Partia Demokratike thotë se Balla ka kërcënuar e ofenduar gratë e partisë ndërsa kërkojnë dhe përjashtimin e tij nga salla. Ndërkohë deputetë të PD kanë tentuar të godasin me shishe ujë Ballën.

Ora 14:35
‘Balla u tall me familjarët e dëshmorëve’, Bardhi akuza Peleshit: Po e çon Kuvendin drejt konfliktit fizik

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi akuzoi Niko Peleshin se është ai që po e çon Kuvendin drejt një konflikti fizik, pas debateve në sallë ku Noka bllokoi edhe foltoren. Bardhi tha se Peleshi nuk respektoi rregulloren dhe nuk lejoi opozitën që t’i kundërpërgjigje kërkesës së Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991. Bardhi dha se Balla u tall me familjarë e dëshmorëve pasi në sallë ishin vetëm 10 deputetë dhe duhet caktuar një orar i përshtatshëm kur të jenë të gjithë ligjvënësit në sallë.

Kreu i grupit të PD hodhi akuza ndaj Ballës se ka kërcënuar deputetet e PD dhe kërkoi përjashtimin e tij.

“Po e çoni kuvendin në konflikt fizik, kjo është përgjegjësi e juaja. Ti heq fjalën koleg dhe t’ia japësh të tjerëve, kjo po e çon kuvendin në përplasje fizike dhe përgjegjës jeni vetëm ju sepse nuk respektoni asnjë rregull të bashkëjetesës mes palëve në seancë. Kreu i grupit pasi u ngrit në foltore dhe bëri pis duke provokuar familjet 4 dëshmorëve të demokracisë të vrarë nga ish-sekretari i përgjithshëm i partisë suaj, vjen këtu dhe provokon dëshmorë, familjarë, dhimbjen e tyre. Ne kërkojmë fjalën t’iu përgjigjemi kërkesës. Në sallë janë deputetë ai thotë të mbajmë 1 minutë heshtje, me kë tallet ai. Në kërkojmë fjalën të shprehemi dhe ju refuzoni ta zbatoni. Ngrihet dhe kërcënon gratë deputete të opozitës. Si mundeni të silleni ju në këtë formë, të kërcënoni në çdo moment. Zotëria që guxoi të kërcënonte deputete femra do duhet të dalë përjashta. Kjo seancë të ketë mundësi të funksionojë në normalitet. I shoh zonjat e PS që zgërdhihen, kur fyet një femër, kur kërcënohet një femër në mënyrë të përsëritur nga i njëjti individ. Njëherë në foltore, njëherë me zë, njëherë pa zë”, tha Bardhi.

Ora 14:34
Deputetet e PD: Taulant Balla na ofendoi, kërkojmë përjashtimin e tij nga seanca plenare

Deputetet gra të Partisë Demokratike thanë se Taulant Balla i ka ofenduar dhe kërcënuar ndërsa kërkojnë përjashtimin e tij nga seanca plenare.

“Jo vetëm që vetëm Peleshi, po provokon në mënyrë sistematike opozitën, po ju mohon të drejta procedurale të bazuar në rregullore, sot po heq fjalën vajzave e zonjave, por dhe burrave. Ne e dënojmë aktin e rëndë nga Taulant Balla dhe kërkon që seanca të vijojë vetëm pas përjashtimit të tij nga seanca plenare dhe të marrë dënimin maksimal. Balla nuk e ka vendin në këtë parlament. Peleshi duke provokuar situatën, ka refuzuar ti japë fjalën për procedurë deputetëve të opozitës”, tha Albana Vokshi.

Ora 14:23
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Debaton dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Deputetja e Partisë Demokratike Elda Hoti i ka marrë kartën e deputetit deputetes së PS Bora Muzhaqi duke mos e lejuar të flasë, e cila mori nga vendi fjalën në momentin që foltorja ishte bllokuar fillimisht nga Flamur Noka e më pas nga deputetë të PD.

Hoti ka debatuar dhe me Taulant Ballën, teksa dëgjohet t’i drejtohet me fjalët: Kujdes kur flet me mua? Pse kush jam unë shoqja jote?  

Ora 14:15
FOTOLAJM/ Ulsi Manja ikën nga seanca, e ndjek parlamentin nga telefoni i Ervin Hoxhës! Dy ish-ministrat të qeshur në videocall

1775132258_ervinhochameulsiun.jpg

Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka preferuar që seancën ta ndjekë nga telefoni i Ervin Hoxhës nëpërmjet videocall. Manja ishte prezent në sallë në fillim të seancës, por më pas u largua. Hoxha është fotografuar teksa po komunikon me kolegun me videocall ndërsa të dy janë duke qeshur.

Ora 14:07
Balla kërkon 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit, Noka bën zhurmuesin! Deputeti i PS: Ti je problemi brenda PD, ju s’keni dinjitet

 

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi 1 minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit në Shkodër. Ndër të tjera Balla iu përgjigj dhe kërkesës së Bardhit për të diskutuar në Kuvend raportin e Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në BE në vitin 2025, i cili duhej të ishte diskutuar në Janar të këtij viti. Balla tha se afatet janë shkelur nga PS, por mazhoranca është e gatshme për të bërë debat në Kuvend për këtë temë.

Gjatë kohës që Balla po fliste nga foltorja, Flamur Noka po i drejtohej nga vendi me terma, si vrasës e akuza për lidhje me krimin.

“35 vite më parë, 4 dëshmorë të demokracisë. ( I drejtohet Flamur Nokës, i cili po fliste nga vendi) ti ndoshta nuk e di se stë lidh asgjë me PD dhe siç e thonë shumë kolegë të PD jemi problemi brenda PD.

Në emër të PS, sot në 2 prill do të ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë. ndërkohë që përkujtoj me dhimbje dëshmoret e 2 prillit, keqardhja më e madhe vjen nga PD që bën zhurmë kur kërkohet 1 minutë heshtje. Kjo është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka mbetur më nga PD as dinjiteti minimal për të respektuar ata që kanë një kontribut me jetën e tyre na treguan sesi duhet të sillemi.

Më duhet të hedh sytë edhe nga 31 marsi i 1991 si zgjedhjet e para pluraliste. Sot pas 35 vitesh është në detyrën e Kuvendit ne të mendojmë sesi duhet të adresojmë zgjedhjet në Shqipëri, si duhet të përmbyllim çdo reformë zgjedhore dhe sesi duhet të garantojmë që Shqipëria në 2027 të zhvillojë zgjedhjet vendore me standardet më të mira kur të kemi adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE dhe në 2029 të jemi të gatshëm për zgjedhjet parlamentare dhe në të njëjtën kohë të kemi dhe zgjedhjet e para për parlamentin evropian. Nuk ka dyshim që Shqipëria është në një fazë intensive përfundimtare të përafrimit me BE.

4 dëshmorët e demokracisë sot flasin dhe na kujtojnë sesi duhet të sillemi kundrejt këtij momenti. Më vjen mirë që pas një fushate zgjedhore, ku ju krahu i djathtë i kësaj salle, nuk e kishit Evropën në qendër të diskursi tuaj politik, na akuzonit ne se po gënjejmë që gjatë madnati4, do të përmbyllim marrëveshjen e anëtarësimit, sot kërkoni debat për integrimin. Kur të doni, si ta doni. Të bëjmë një debat ku ishim, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Në vitin 2013 kur Rama dhe PS morën qeverisjen, Shqipëria nuk ishte as vend kandidat. Nga ai moment e deri më sot, Shqipëria i ka hapur të gjithë kapitujt, është vendi i parë që kalon nga mekanizma i ri që është procesi i Ibarit, që është metodologjia e re e zgjerimit. Pavarësisht klithmave, jemi në një fazë të pakthyeshme të procesit qe e kemi nisur dhe do e mbyllim ne. Dritaret reale te mundësisë sonë janë sot më të hapura se kurrë. E kemi shkelur afatin, por jemi në kohën e duhur për të bere një debat siç kemi dakordësuar”, tha Balla.

Ora 12:45
FOTOLAJM/ Bardhi ‘kapet mat’ në Kuvend, përgatitet për qëndrimin në seancë

Foto: Gazment Bardhi

Këtë të enjte po mbahet seanca e radhës plenare. Ndërsa qëndronte në karrigen e tij, Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi është fokusuar nga kamerat, teksa mban në dorë fjalën që ka përgatitur për këtë seancë e ndarë në pika.

Siç shihet në foto pika e parë për të ka qenë “qëndrim për seancën”, tekstin për këtë të fundit e ka shënuar me një kryq të madh.

Ndërkohë pika tjetër është “gjuha e Ramës”.