Kjo është situata që krijohet çdo ditë brenda rrethimit të Spitalit Rajonal të Lezhës.

Në hyrje të spitalit qytetarët paguajnë tarifën, por gjetja e një vendparkimi për automjetet e tyre mbetet sfidë.

Problematika më e madhe është gjatë paradites, kur nga kaosi në trafik bllokohen dhe automabulancat. Në mungesë të hapësirave brenda parkingut të spitalit, qytetaret detyrohen t'i parkojnë makinat jashtë ku përballen me gjobat e policisë rrugore.

“Vështirë është shumë se këtu ska vend për të parkuar. Hyjmë me lek dhe skemi ku parkojmë”.

“Këtu s’ka vend me ndejt njerëzit, s’mund të lëvizësh me këmbë, është shumë shumë ngushtë”.

“Problem e kemi se sjellim familjarët e sëmurë”, thanë qytetarët.

Problematika është shtuar pas ndërtimit të godines së maternitetit, ndërsa si zgjidhje do të kishte qenë ndërtimi i një parkingu nëntokësor.