Kaosi brenda e jashtë parlamentit, Salianji: Ka rënë kolona e demokracisë! Basha e Berisha s'na sjellin fitore! Inkurajojmë SPAK-un të bëjë punën

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv teksa ka folur për kaosin e sotëm brenda dhe jashtë Kuvendit nga Rithemelimi, deklaroi se qëllimi kryesor është që të mos lejojnë funksionimin e Parlamentit pasi sipas tij ka rënë parlamentarizmi që e cilësoi si kolonën kryesore të demokracisë.

“Besoj se ia arritëm qëllimit. Ka rënë kolona kryesore që mban një demokraci, parlamentarizmi. Parlamenti nuk ka funksion mbikëqyrës, nga ana tjetër nuk po prodhon asgjë që ka të bëjë me mirëqeverisjen, sepse ligje miraton dhe diktatura. Kur vjen Rama është dhe Luli. Ne e kemi treguar se kjo mazhorancë nuk kujdeset për interesat e qytetarëve. Nëse debati për të kaluarën ishte për më shumë se një vit, tani debati është zhvendosur mes opozitës dhe mazhorancës.”, tha Salianji.

"Ne kemi qëllim të shpallur për moslejimin e funksionimit  normal të parlamentit. Kjo nuk është një lojë luftërash apo një lojë për të treguar në mënyrë figurative, një aksion që të mos e quajmë me terma pezhorativë, një aksion që do të tregojë se këtu nuk ka demokraci. Dhe parlamenti si çdo parlament në botë duhet të ketë në themel përballjen e të kundërtave për të prodhuar një rezultat më të mirë", shtoi ai.

Pasi bllokuan seancën plenare, deputetët e Rithemelimit u zhvendosën në protestën përpara parlamentit e më pas poshtë rrugicës së Berishës. Por a ia arriti qëllimit protesta e sotme? Salianji thotë se pjesëmarrja ishte e kënaqshme.

"Sot kishte pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve që iu bashkangjitën thirrjes së parlamentit për të protestuar para parlamentit. Kemi pasur mesazhe nga ambasada e SHBA, Britanisë...", tha më tej deputeti.

Sa i përket të ardhmes së PD deputeti shprehet se vazhdon të besojë se partia duhet të rikonceptohet. Më tej nënvizon se duhen raporte të forta me SHBA, por u shpreh stoik në qëndrimet e tij se SPAK-u duhet të mbështetet të bëjë punën, pavarësisht se ky institucion kërkoi izolimin e Sali Berishës në shtëpi.

"Unë nuk ndryshoj nga qëndrimet. Unë them se duhet të ketë një klasë tjetër, them përsëri se duhet të rikonceptohet PD. Themelore për PD janë marrëdhëniet me SHBA. Them përsëri se duhet të inkurajojmë SPAK në punën e vetë. Por unë nuk mund të them që meqë shumicë mendon, edhe jo shumicë e pakët por 500 mijë vota, që Berisha merr më shumë vota se ju të tjerët, pavarësisht se kali jonë ishte i ngordhur por jemi në këto kushte. Tani ne që kërkojmë çdo votë do i themi Berishës që mbledh 500 mijë vota se nuk të njohim? Nuk e njoha unë madje bëra betejë që të mos jetë ai”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Salianji i 'numëron gabimet' Bashës: S’kam pasur asnjëherë kontakt me Berishën kur ai ka qenë kryetar partie

 

Deputeti Ervin Salianji i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ka numëruar ato që i quan gabime të kryetarit të PD Lulzim Basha

Salianji: Unë them se Basha është ndihmës shërbëtor i Ramës. Veprimet e tij politike çojnë në këtë drejtim. S’mund të hedh akuza kot. Ja po e quajmë gabim të parën që la reformën territoriale. Ja po e quajmë gabim se shiti çadrën. Po e quajmë gabim që në komisionet e vetingut tha mos merrni pjesë pastaj zgjodhi gjysmën e vetingut. Ja la mandatet me naivitet, la bashkitë me naivitet. Ja bëri listën me naivitet. Po gjetët një politikan që thotë unë ju kam gënjyer tani del e thotë të kundërtën më vonë dhe mbijeton në politikë...

Hitaj: Basha o ka qenë vegël e Berishës, se s’mund të ketë qenë tek të dy njëkohësisht.

Salianji: Po je vegël njëherë, je 100 herë. Vegla vegël mbetet. Njëherë thotë i kam marrë unë vendimet, pastaj thotë Berisha, ia kam hequr vizën që këtu si personalitet politik

Unë kam qenë kundër djegies së mandateve. I kam thënë se marrëdhëniet me SHBA duhet të ishin të kujdesshme. Unë s’kam pasur asnjëherë kontakt me Berishën kur Basha ka qenë kryetar partie. Kam pasur kontakt normal, kam njohur autoritetin e Bashës, bëj atë përgjegjës. Jam investuar te ai. Nëse ai për vite me radhë ka bërë lojën e Sali Berishës e kam mbyllur historinë me të.

Ora 21:34
Salianji kundër Berishës dhe Bashës: Zënë karrigen e kryetarit dhe nuk ikin! Partia pronë publike

 

Ervin Salianji kërkon një model ndryshe nga Lulzim Basha dhe Sali Berisha për të cilët tha se nuk lëshojnë karrigen e kryetarit. I ftuar në "5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv tha se partia nuk është pronë private.

“Unë kam qenë krah edhe në mendin që klasa politike ka nevojë për rinovim por këtu po u bë njeri kryetar nuk ikën më. Shife ça ndodh te Basha te ky që pretendohej të kishte shpresë se ka ardhur nga perëndimi. Sali Berisha ja ku e kemi, për këtë kam bërë betejë nuk mund të jetë koncepti i pronësisë së partisë, Partia është pronë në interes të publikut, pronë publike. Nuk ka kryetar partie që e bën një gjë të tillë, hiq Fatos Nanon. Kryetar partie që të lëvizë në këtë vend pasi është bërë njëherë kryetar partie s’kemi asnjë".

Ora 21:33
Pse nuk unifikohet opozita? Salianji debat me gazetarin: Ka dy rrugë, radikalizim në parlament ose diversifikim të aksionit

 

Dy rrugë ka Rithemelimi për deputetin Ervin Salianji. “Ose radikalizim në parlament ose ta diversikojmë aksionin”, tha ai në “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ndryshe mendon gazetari Arbër Hitaj i cili u shpreh se opozita duhet të kishte një qasje normaliteti me grupin e Lulzim Bashës për hir të kauzës nisur edhe nga rasti i fundit i kërkesës për interpelancë me Ramën për deklaratat e Arben Ahmetajt.

Abër Hitaj: Shoh me shqetësim mungesën e një ure bashkëpunimi mes deputetëve të Rithemelimit me PD-së zyrtare. Sot duhet të kishte një unifikim sepse u kërkua interpelancë nga Pd zyrtare me Ramën për dëshminë e Ahmetajt. Nëse do kishte njëlloj uniteti, urë komunikimi do ishte mirë, sepse sot ishte dhe në interes të Rithemelimit.

Ervin Salianji: Rama të dalë në konferencë... Të dalë e të thotë unë po jap dorëheqjen. Pavarësisht se për mua Ahmetaj s’mund të jetë bashkëpunëtor i drejtësisë përderisa nuk pranon krimet e veta.

Arbër Hitaj: Kjo mënyrë nuk funksionon, juve ju heq një mënyrë për t'u ballafaquar. Pse nuk tentoni një normalitet për kauzën tuaj.

Ervin Salianji: Ne dhe grupi parlamentar i opozitës ose duhet ta radikalizojë më tej aksionin në parlament ose ta diversifikojë në forma të tjera. Parlamenti duhet të hyjë në hullitë e Kushtetutës.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • riku: 06/02/2024 15:08

    po ne opozitareve te thjeshte ke na propozoni? pasi ju i keni analizuar me detaje problematikat e opozites

    Përgjigju
  • Lulzim Basha: 05/02/2024 23:05

    Ne hallin qe ka ky, mund ti behet tapet me fshi kembet 140 deputeteve qe ka parlamenti, vetem te miratojne amnistine e mos t shkoje n burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë