Sondazhi në Report Tv/ Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% do të votonin për PS-në! Rritet besimi te drejtësia, 67.1% vlerësim pozitiv për SPAK

Hetimi i disa prej dosjeve më të bujshme nga Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion, mes të cilave edhe ajo për ish kompleksin “Partizani” që ka çuar në arrest shtëpie, një prej politikanëve më të rëndësishëm të 30 viteve të fundit, ish kryeministrin Sali Berisha ka rritur besueshmërinë e SPAK te shqiptarët.

Në sondazhin e përmuajshëm që Report Tv sjell në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 67.1% e të anketuarve shprehen se kanë vlerësim pozitiv për punën e SPAK.

Vetëm 22.7% e të anketuarve shprehen se kanë mendim negativ, ndërsa 10.2% kanë zgjedhur opsionin “anoj negativ”.

Edhe Gjykata Kushtetuese e cila së fundmi ka dhënë një sërë vendimesh të rëndësishme si dhënien e dritës jeshile për marrëveshjen e emigrantëve apo anulimin e ligjit për studentët e mjekësisë ka rritur besimin tek ky institucion.

60.4% e të anketuarve të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e Gjykatës Kushtetuese shprehin mendim pozitiv, ndërsa 39.6% kanë mendim negativ.

Por teksa besimi te drejtësia po rritet, vlerësimi për politikën është më i ulët.

Kur pyeten sesi e vlerësojnë punën e qeverisë vetëm 24.8% e qytetarëve kanë vlerësim pozitiv, 16.4% përgjigjen “anoj pozitiv”, 30.1% “anoj negativ” dhe 28.7% negative.

Akoma më i ulët është vlerësimi për opozitën, e cila pavarësisht se me zbehje të kaosit, aksioni iu saj vijon të vlerësohet negativisht. Të pyetur se si e vlerësoni aktivitetin e opozitës vetëm 15.2% e qytetarëve thonë pozitiv, 4.7% përgjigjen anoj pozitiv, 25.7% e tyre anoj negativisht, dhe më shumë se gjysma, 54.4% e vlerësojnë negativisht punën e saj.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 57.1% e votuesve që do t'u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur ligjvënësit, do të votonin Partinë Socialiste. Vetëm 22.8% e të anketuarve janë përgjigjur se do të votonin PD-në e Berishës, ndërsa 10.4% e të anketuarve do të votonin 10.4%. Sakaq Partinë e Lirisë do ta votonin 3.5% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 6.2%.

Qytetarët janë pyetur edhe për votën e emigrantëve, ku 70.2% e tyre thonë se diaspora duhet të votojë në zgjedhjet e 2025, 5.5% e tyre përgjigjen anoj “po”, 10.1% anoj jo dhe vetëm 14.2% e të anketuarve përgjigjen jo.

*Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1200 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.2 %.

Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Poli Hoxha, Endri Shabani dhe Plator Nesturi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Sondazhi në Report Tv/ Nëse votohet sot, 57.1% e pjesëmarrësve në zgjedhje do të votonin për PS-në

Nëse do të votohet sot, 57.1% e pjesëmarrësve në zgjedhje do të votonin për Partinë Socialiste. Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjen.

Ndërkohë 22.8% e të anketuarve do të votonin PD-në e Berishës, ndërsa 10.4% do të votonin 10.4%. Sakaq Partinë e Lirisë do ta votonin 3.5% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 6.2%.

Ora 22:29
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 36.3%, por numër i lartë i atyre që nuk shkojnë të votojnë

Nëse zgjedhjet parlamentare, do të mbahen sot më 7 shkurt, Partia Socialiste do të fitonte mandatin e katërt.

Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv, në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 36.3% e qytetarëve do të votonin për Partinë Socialiste, shifër kjo në rënie krahasuar me një muaj më parë që ishte 36.8% (janar).

PD e Berishës ka pësuar një rritje të lehtë, të barabartë me rritjen që ka pësuar PD e Bashës.

Qytetarët të pyetur se cilën parti do të votonin nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, 14.5% kanë thënë PD e Berishës, e cila pëson një rritje të lehtë 0.5% krahasuar me muajin janar.

Ndërsa 6.6% e qytetarëve të pyetur kanë thënë PD e Bashës, e cila pëson një rritje të lehtë me 0.5% krahasuar me muajin në janar.

Vetëm 2.2 e qytetarëve të pyetur do të votonin për PL-në., krahasuar me 2% që ishin në muajin janar.

Ndërkohë parti tjetër do të votonin 5.1%.

Sakaq sipas të dhënave ka pasur rritje të qytetarëve të pakënaqur me partitë politikë. 36.5% thonë se nuk do të votonin, krahasuar me 36% që ishin në muajin janar

Ora 22:24
Sondazhi në Report Tv/ Rama ruan ‘fronin’ si politikani i preferuar në vend! 38% nuk duan asnjë prej liderëve të sotëm

Kryeministri Edi Rama vijon që të ruajë fronin si politikani i preferuar në vend. Kjo vihet re nga shifrat e sondazhit të Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën.

Kështu 39.5% e qytetarëve të anketuar kanë mendim pozitiv për kryesocialistin Edi Rama, kundrejt 40.4% që ishin muajin e kaluar (janar).

Sali Berisha ka pësuar një rritje të lehtë të mbështetjes, ndërkohë që ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kështu 14.7% e qytetarëve të pyetur kanë mendim pozitiv për Sali Berishën, kundrejt 14.2% që kishin muajin e kaluar (janar).

Rritje të lehtë ka vlerësimi për kreun e PD-së Lulzim Basha, për të cilin 5.6% e qytetarëve mendojnë pozitivisht, ndërsa në muajin janar shifrat ishin 5.4%

Ndërkohë edhe mbështetja ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ndjeshëm poshtë në vlerësim, pasi vetëm 2.2% e kanë votuar pozitivisht.

Ndërkohë 38% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë, shifra këto që të krahasuara me një muaj më parë mbeten të njëjta.

Ora 22:08
Kaos në Kuvend, 80% e qytetarëve vlerësojnë negativisht opozitën

Aktiviteti i opozitës ka një trend të lehtë në rritje të vlerësimit pozitiv nga qytetarët krahasuar me muajin janar, bazuar në të dhënat e sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Por megjithatë shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Qytetarët e anketuar të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, në total 80.1% e tyre e vlerësojnë negativisht.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për aktivitetin e opozitës në përgjithësi deri më sot, 25.7 janë shprehur anoj negativisht dhe 54.4% negativ.

Kurse 19.9% e të anketuarve në total kanë vlerësim pozitiv për aktivitetin e opozitës. Krahasuar me një muaj më parë vlerësimi pozitiv për opozitën është rritur me 1.5%. Kështu 15.2% e qytetarëve janë përgjigjur pozitiv, 4.7% anoj pozitivisht.

Ora 22:07
Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Vlerësimi i qytetarëve për punën e qeverisë ka një rënie të lehtë krahasuar me të dhënat e muajit janar.

Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën në total 41.2% e qytetarëve të anketuar kanë dhënë mendim pozitiv, krahasuar me 42.1% të një muaji më parë.

Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot, 24.8% janë shprehur pozitivisht, ndërsa 16.2% anoj pozitivisht.

Ndërkohë në total 58.8% e qytetarëve vlerësojnë negativisht punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot. Kështu ‘Negativ’ janë përgjigjur 30.1% e qytetarëve, ndërsa ‘anoj negativ’, 28.7% e qytetarëve.

Ora 21:43
Sondazhi në Report Tv/ Shumica dërrmuese e shqiptarëve mendojnë se emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet e ardhshme

Shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë mendojnë se emigrantët duhet të votojnë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Në sondazhin e Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, në total 75.7% e qytetarëve të pyetur nëse zgjedhësit në emigracion duhet të votojnë në zgjedhjeje e radhës, janë përgjigjur PO. Ndërsa JO janë përgjigjur në total 24.3%.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi i ka bërë vazhdimisht Kuvendit që të plotësojnë kuadrin ligjor, në mënyrë që emigrantët të kenë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vitin 2025. Celibashi thekoi se ky është urdhër i Gjykatës Kushtetuese, i cili duhet të zbatohet. PD dhe PS kanë gjetur dakordësi për të nisur punën në tryezën e Reformës Zgjedhore, por grupimi i deputetëve të Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, kanë penguar punën e komisionit.

Ora 21:25
Sondazhi në Report tv/ I dha dritën jeshile marrëveshjes me Italinë, 60.4% e shqiptarëve vlerësojnë punën e Gjykatës Kushtetuese! 39.6% negativisht

Gjykata Kushtetuese ka pasur një rol kyç në jetën aktive politike, pasi opozita e ka parë këtë institucion si rrugëzgjidhje për betejat me mazhorancën.

Në sondazhin e përmuajshëm në Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, qytetarët të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e Gjykatës Kushtetuese deri më sot, në total 60.4% e vlerësojnë pozitivisht. Ndërsa 39.6% e qytetarëve të pyetur e vlerësojnë negativisht.

Konkretisht 54.3% e të pyeturve janë përgjigjur se kanë vlerësim ‘pozitiv’, ndërsa 6.1% anoj pozitivisht. Sakaq 24.9% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se kanë vlerësim ‘negativ’ dhe 14.7% janë përgjigjur se ‘anoj negativisht’.

Dy ishin ndër vendimet me të rëndësishme që Gjykata Kushtetuese mori së fundmi, një që i dha dritën jeshile marrëveshjes së Italisë me Shqipërisë për strehimin e emigrantëve dhe e dyta ishte me mbajtjen ‘peng’ të diplomave të studentëve të Mjekësisë, ku ju dha të drejtë këtyre të fundit.

Ora 21:04
Sondazhi i Report Tv/ ‘Luftë’ korrupsionit, 67% e qytetarëve shqiptarëve vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut

Puna e Prokurorisë së Posaçme dhe goditja në rang të lartë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të cilët kanë kryer korrupsion në pushtet, duket se ka rritur ndikimin pozitiv të SPAK-ut tek qytetarët shqiptarë.

Në sondazhin e përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, në total 67.1% e qytetarëve shqiptarë e vlerësojnë pozitivisht punën e Prokurorisë së Posaçme deri më sot.

Konkretisht qytetarët e pyetur janë përgjigjur se kanë vlerësim pozitiv 60.1%, ndërsa 7% anojnë pozitivisht. Ndërsa në negativisht e vlerësojnë punën e SPAK-ut 22.7% dhe anoj negativ kanë votuar 10.2% të qytetarëve të pyetur në lidhje me punën e SPAK-ut.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erjon Sako: 08/02/2024 12:52

    Pas lajmit per sjelljen e emigranteve mbeshtetja per Ramen dhe PS ka marre nje hov te madh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi