Ish gardisti Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për 'Katerin e Radës' lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Ish gardisti i Republikes dhe me pas presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e 30 shtatorit. Laçi tregoi për Arbër Hitajn se si tragjedia e Otrantos në '97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Ngjarja e tmerrshme ndodhi me 27 mars 1997.

Laçi punonte në atë kohë në gardën e republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.

Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.

'Nëse është e pakënaqur nga këto gjykata, i kujtoj diçka duhet të kujtoj në 97 për respekt të viktimave, një denoncim i ri që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Më vjen mirë që më erdhi spontan. Argita e dimë që në 97, viti i famshëm, trazirat e mëdhaja, lufta civile, presioni nga Zani Çaushi që u dha lajmi në televizioni shtetëror u armatosën me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu.

Unë isha në gardë , u riarmatosua në mëngjes kemi hyrë në Fier. Kemi bërë duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë. Përmbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet t'i rishohë.

Ishim në presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe garda kish informatorë. Vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilurusin, që është një anije e vogël luftarake që çonte oficerët nga  Gjiri i Vlorës në Sazan.  Ishte anija me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë, por paraqiste rrezikshmëri nëse realisht ishte ky informacion.

Presidenti i asaj kohe i përcjell një informacion Italisë se po niset një anije luftarake e armatosur deri në dhëmbë dhe në të është kryekriminel Zani Çaushi, me gjithë bandën e ti. Por realisht nuk ishte Zani Caushi e banda e tij,  por disa persona familjarë, fëmijë e gra që kishin hipur në anije me pagesë.

Që Zani Caushi të mos e bënte rrugë, ta bënte si biznes e të forcohej u lajmërua Italia, se janë armatosur. Dhe Italia nxori kryqëzatën për gra e fëmijë. Se Italia nuk  nxjerr kryqëzatën për gra e fëmijë që turren të ikin refugjatë. Dhe ky ishte një informacion i Sali Berishës që i çoi Italisë. Po të duan le të më denoncojnë se thashë një informacion të rremë. Dua të denoncoj se për Katerin e Radës, që u mbyt në Otranto me 86 viktima. është dora e Berishës. 

Berisha duhej të lajmëronte Italinë se po vinte një anije me gra dhe fëmijë, të cilët po shpëtonin nga tmerret e 1997, por i dhë një informacion krejt të rremë vetëm për të ndaluar tregtinë e paligjshme të bandës së Zani Çaushit. 

'Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe 'Kateri i Radës' ka pasur difekt në sistem. Kapiteni i anijes ka qenë Hysen Musallari.  Berisha në vend që ti thoshte Italisë që janë disa të vuajtur, gra dhe fëmijë që janë nisur drejt Italisë dhe Zani i ka marrë lekë, Berisha i tha që Zani ka hipur në anije me bandën e vet. Dhe Italia nuk mund ta lejonte që anija që dukej e bukur në pamje nga jashtë e me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte me forcë në ujrat italiane, dhe i nxorri flotën më të fortë që ka Italia për ta ndaluar. Në atë manovra detare që një kryqëzor ushtarak të të zërë rrugën, ecën drejtëpërdrejtë dhe nuk mund të kthehesh dot prapa. 

Arbër Hitaj: Ku e bazoni këtë akuzë ndaj Berishës?

Paro Laçi: Është dhënë informacion nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Nga Presidenca e Shqipërisë që  të gjithë e dinin, se komandon Berisha. Sali Berisha e ka dhënë këtë informacion. Unë jam armatosur tek SHIK i Gazidedes në qafën e Koshtuvicës kur morëm urdhra ushtarakisht të papara.

....

Të çojë letërporosi SPAK-u shtetit Italian dhe të marrë informacion pse anija më e madhe ushtarake doli për të patrulluar në det për të mos lënë anijen (Kateri i Radës) me hy. Sali Berisha komandonte shtetin, nuk kishte as ministra as kryeministra derisa u vu qeveria e pajtimit kombëtar

Sakaq, Laçi thotë edhe se si garda ku bënte pjesë u armatos nga SHIK për të shkuar në Vlorë, por nuk ndodhi për fat pasi mund të ishte një tragjedi shumë e madhe, nga një përplasje e mundshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:49
Paro Laçi bën deklaratën e fortë: Berisha donte të vriste Rexhep Meidanin dhe Neritan Cekën! Të hapen dosjet

 

Ish-presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi, duke folur për urdhrat e Sali Berishës gjatë kohës që ai ka qenë president ka treguar dhe urdhrat për të eliminuar kundërshtarët e tij të asaj kohe Rexhep Meidani dhe Neritan Cekën në vitin 1996.

Pjesë nga intervista dhënë gazetarit Arbër Hitaj në emisionin Studio Live në Report Tv.

Paro Laci: Kush desh me vra Neritan Cekën. Kush desh që hodhi në shkëmb makinën e Rexhep Meidanit e donte të vriste Rexhep Meidanin. Ti hapin dosjet.

Arbër Hitaj: Përse i bënit

Paro Laci: I bënim sepse ishte që Berisha duhej të rrinte pa tjetër në pushtet   

Arbër Hitaj: E bënit me urdhër apo iniciativa tuaja për të shërbyer.

Paro Laci: Si mund të bëhej një ngjarje pa dhënë urdhër Sali Berisha. Nëse do e bëja do arrestohesha të nesërmen. Si mund të merret makina e Rexhep Meidanit sa del nga PS dhe hidhet në shkëmb në Krrabë. Pse hidhet. E di shoferi pse u hodh. U mor nga 3 persona dhe u hodh në shkëmb. Pse do vritej Rexhep Mejdani në Mamurras?! Sepse Rexhep Mejdani ishte përgatitur për ti zënë vendin Sali Berishës. Sali Berisha e dinte këtë gjë.

Pse do të vritej Neritan Ceka?! Sepse iu bë kundërshtar në një moment që Berisha nuk e priste që Neritan Ceka të ishte kundërshtar i tij.  Vetëm Zoti i madh e ka shpëtuar Neritan Cekën.

Arbër Hitaj: Po bëni deklarata shumë të forta. Drejtësia do të të thërasë.
Paro Laci: Jepi numrin, unë vij direkt.

Ora 19:24
Paro Laçi tregon se si u dogj 'Koha Jonë': Doli një shkrim se si PD kishte marrë 50 milion lekë nga një firmë piramidale për një spektakël! Rrahëm dy gazetarë të huaj

 

Paro Laçi tregoi në 'Studio Live' se si u dogj me urdhër të Berishës gazeta 'Koha Jonë'. Laçi në atë kohë punonte në gardën e republikës dhe me urdhër të Berishës u dhunuan gazetarët dhe dy prej tyre ishin të huaj.

'Kam dhe fakte të tjera. Kush e dogji gazetën "Koha Jonë" dhe pse u dogj gazeta. Unë me të tjerët e dogjëm.  

Koha jonë bën një shkrim, ku ishin marrë disa para me një shkresë që u firmos në emër Albert Brojkës, ish kryetari të Bashkisë Tiranë, kërkohej për një spektakël dhe kishte dhënë firma piramidale 50 milion lekë. Nuk ishte firma e Brojkës. Ai u ndje i revoltuar. Në moment u bë një debat tek Koha jonë, dhe Brojka tha nuk është firma ime. U bënë gati për shkrim tjetër që Brojka nuk ka firmosur. Po nxirrte disa fakte që u dhanë lekë për një spektakël fushate të PD, iu drejtua me shkresë firmës piramidale. E pastaj një fjalë thanë gazetarët dhe fut e bjer gazetarëve. E dogjën gazetën, por ata paskan pasur një strukturë të dytë dhe nxorën shkrimet të nesërmen.

Nga inati shkuam për herë të dytë. Fut e bjer gazetarëve kojkës. Rrahëm dy gazetarë të huaj dhe i morëm kamerat. Berisha na tha bëtë mirë që  i rrahët, por kthejini kamerat. Ishin të kanalit pretigjoz Euroneës' . I rrahëm me shkop kaptinës. Në atë periudhë të rrihte Berisha jo rroba e shtetit.  Pse i rrhnim?! Fut e bjer, se shanin regjimin e Berishës.'

Ora 19:18
Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

Paro Laci: Vajza e Berishës e kalonte tek 'Nikolino' përballë Hotel Dajti (Shënim redaksional: Tiranë). Kur vinin të shkretat nëna dhe rroba të zeza për të ndez qiri, Sali Berisha na ka thirr, ne jemi vesh si ushtarak dhe i kemi rraf këto nëna vetëm se kanë ndezur një qiri. Janë fakte të pamohueshme. Kemi dalë dhe kemi rraf këto nëna të zeza. Qanin aty duke ndezur një qiri për viktimat e tyre, që ishin mbytur në det dhe nuk gjendej kufoma.

Ishin në shenjë proteste kundër Sali Berishës. Sali Berisha na u drejtua dhe na tha fjalë për fjalë se 'Nuk janë asnjë familjar të viktimave.

 Atëherë na është thënë Sali Berisha, shkoni rrifini. Kemi qenë të veshur me rroba me lara ushtarakisht. Na tha shkoni se janë të dashura... të ish socialistëve, e ish enveristëve. E ne morëm shkopinjt e gomës e fut e bjer kokës këtyre njerëzve. Fut e bjer këtyre gazetarëve. Është dhënë dhe në shtyp atëherë. Dhe këto urdhra i ka dhënë Sali Berisha. Për fat të keq unë kam qenë një nga këto që ka zbatuar këto urdhra.

Arbër Hitaj: A je penduar
Paro Laci: Më bëri një dosje nipi i Sali Berishës, Dritan Berisha. Shkoi shef i interpol. Bëra një burg të pafajshëm. Po luftoj me drejtësinë derisa të gjej drejtësinë. Nuk kam kundërshtuar asnjë vendim gjykate. Me faj e pa faj e kam paguar atë që më është atribuar në burg. Duke qenë në burg non stop më kujtohej një thënie.

Duke i rënë një prej këtyre grave me shkop gome, se kishim marrë urdhër nga Sali Berisha dhe na ishte thënë që duan të djegin shtetin shqiptar, Tiranën. Ne na thonin që Berisha është verior, Berisha do Shqipërinë. Berisha nuk është hajdut, nuk është kriminel. E ne të gjitha i besonim dhe kundërshtarët ishin kriminelë. Ne ishim të ri, të gjitha këto i besonim. Cfarë urdhri na jepej ne e zbatonim. Doli Vranicki u  bë një pakt dhe u kthyem se po të hynim në Vlorë do të kishim vrarë ose do të na kishin vrarë. Se  ne shkuam me tanke e kundratanke, me të gjitha armët që kishte shteti i asaj kohe. Do të ishte bërë një luftë civile edhe më e përgjakshme sesa mijëra që kanë vdekur.

Një grua qe po e përzëja që të mos e lija të qante aty e të ndizte qirinjtë më tha: Eh mor bir! Ç
të kam bërë?! Po qaj viktimat që nuk i kam! E gjeç nga mos e pandehç. Dhe gjatë gjithë kohës që kam vuajtur dënimin në errësirë, i vetmuar më kujtohej kjo shprehje. E gjeta andej nuk e prita.'  Ne nuk besonim që ishin familjarët e viktimave.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • E DREJTA: 03/10/2024 12:41

    UNE SHPRESOJ SHUME QE KY PERSON (PARO LACI) TE KETE PROVAT E DUHURA PER TU PERBALLE ME BANDIT KRIMINEL BERISHA-KARAXHIXH

    Përgjigju
  • beni: 02/10/2024 11:07

    mme vjen cudi qe kani lejo nje person te flase prockulla te tilla se humb reputacion

    Përgjigju
  • miri: 01/10/2024 19:16

    dhe ky zdromsi e kethu klubin ne qender prostitucioni. po do ju jap nje info ne 2003 klubit ja vuni synin vajdin lamaj dhe se kujtohet te kete shku ndonje tirm. ku nuk hynte ne tirane fare se e kapte altini e lidhte te shtylla. pastaj altini ra mren vajdini dihet

    Përgjigju
  • miri: 01/10/2024 19:11

    nqs nuk ishe shoqrues te kalibrit te mukajve gerdhuqeve ardian resuli ose elham elezi nuk kalojr dot lushnjen. dhe ne lushnje keta iken me vrap, ne cerrik i pervelun fare. dhe me e bukra eshte qe asnje tropojan ska vene dore mbi civil vec plera hajduta mamurrasi

    Përgjigju
  • Kupa: 01/10/2024 14:43

    Sa mire! Pra sipas ketij bajges se Rames nuk na paskesh qene SHIK por Garda qe vriste, dhunonte e bente namin ne kohen e Sales. Te gjitha vrashjet dhe kopacet i nxorri Parro bajga. Ore po ate te Rames si nuk e paska nxjerre??? Le qe kokrra trafikantit por edhe kulmi idiotit ky soj bajge.

    Përgjigju
  • benia: 30/09/2024 22:08

    paska pjerdhur paro, o paro ik gutja noj vize qe te vish ne vete o rrot palle

    Përgjigju
  • Gjergji: 30/09/2024 22:06

    Paro Laçi mashtron. Mbas 28 shkurtit kur u dogj godina e Shikut dhe u vrane 2 oficere te tij, ne Vlore nuk ka patur kembe polici dhe jo me gardististe. Otranto ka ndodhur ne 28 Mars dmth 1 muaj pas. Futeni ne burg si Salianjin per kallezim te rreme.

    Përgjigju
  • mori: 30/09/2024 21:36

    jo jo eshte genjeshter nqs shifni filmimet kur ka ndodh otranto te ura mifolit nuk kalonte dot njeri, gjithe vlora kontrollohej nga zani si mund te shkonin gardistat dhe te rrifnin grate ne homazhe, shikoni homazhet jane te gjithe me kallash ne dore genjeshter e paster. filmimet jane te top chanel marsi i mallkuar

    Përgjigju
  • Enzo: 30/09/2024 21:27

    Madje dhe per ngrohjen globale ay e ka fajin

    Përgjigju
  • Paro: 30/09/2024 21:00

    Ti ke pjerdh o paro laci

    Përgjigju
  • Ring: 30/09/2024 20:17

    Bravo per sinqeritetin. Nena qe te mallkoi te ka falur. Krimineli ka marre shume njerez ne qafe jo vetem ty dhe ende e bene. Shiko ata qe rrine poshte ballkonit te tij cdo nate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja