Rezart Kthupi, sekretar për Reformën Zgjedhore në PD, thotë se aksioni politik i Sali Berishës nuk ka asnjë rëndësi për jetën politike. I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Kthupi tha se Kuvendi është për diskutuar mbi ligjet.
‘Ajo që konsiderojmë si mundësi për të diskutuar në Kuvend është për të diskutuar për ligjet. Opozita nuk është çështje sasiore por parimesh.’- tha Kthupi.
Më tej, juristi u ndal në diskutimet për komisionin e Reformën Zgjedhore.
‘Komisioni i Reformës Zgjedhores ka përfaqësues nga të gjithë partitë politike edhe nga Rithemelimi. Kemi paraqitur një platformë në lidhje me Reformën Zgjedhore. Gjithë diskutimi do të jetë për listat e hapura. Gjithë thelbi i Reformës së Zgjedhore do të jenë listat e hapura dhe mekanizmat shtrëngues që sot forca qeverisëse në qeveri ushtron ndaj zgjedhësve. Si subjekt politik PD çfarë ka, e ka publike dhe e ka qëndrim publik. Ligji për dekriminalizmin ishte një nevojë e kohës, ajo që ndodhi më pas mbas zbatimit të ligjit ishte se krimi i organizuar nuk erdhi vet të kandidonte, por solli njerëz të lidhur me to, me krimin e organizuar. S’kemi zgjidhur asgjë, vetëm fasadën. Është propozim i ri sepse është rishikuar mënyra e mekanizmit të ligjit.’- tha Kthupi.
Rithemelimi vijoi sërish sot strategjinë e kaosit duke e bërë të pamundur punën në komisione parlamentare. Garda në mëngjes ndaloi hyrjen në Kryesinë e Kuvendit të 8 deputetëve të përjashtuar, por një pjesë kaluan kangjellat e më të shumtët hynë nga dritarja. Socialistët u detyruan t’i mbledhin komisionet online.