Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Meta: Rama përgjegjës i kësaj krize, PL mbështet aksionin e opozitës

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar kaosin e krijuar në Kuvend nga deputetët e Rithemelimit. Në një konferencë për mediat, Meta tha se mbështete aksionin e opozitës për të kthyer të drejtat e saj kushtetuesen në parlament.

“Ju e keni parë se përgjegjëse e kësaj krize të bllokimit total të kuvendit si një institucioni demokratik dhe llogaridhënës është drejtimi i telekomanduar nga kryeministri. PL qëndron e vendosur në gjithë këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe të opozitës, të drejtat që jep kushtetuta në mënyrë të veçantë çështjes së komisioneve hetimore”, tha Meta.

Meta tha se Rama është përgjegjësi për krijimin e kësaj krize të bllokimit të parlamentit.

“Mbyllja antikushtetuese e Parlamentit i shërben vetëm korrupsionit shtetëror të Edi Ramës dhe qëllimit mafioz për t’i fshehur shqiptarëve buze greminën e madhe financiare ku është vendosur Shqipëria”, tha Meta.

Prej javësh, Rithemelimi nuk po lejon zhvillimin e seancave normale në Kuvend, si edhe të komisioneve, duke krijuar kaos me qëllim sabotimin e punës. Kjo ka bërë që mazhoranca t’i zhvendosë mbledhjet online.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 07/11/2023 16:10

    Ke te "drejte" shoku Meta.Akoma s'ka ardhur rradha jote.Dhente zoti qe te paraqitesh ne SPAK sa me shpejt per bemat e tua.

    Përgjigju
    • Ngjels: 07/11/2023 19:13

      Meta ka per te shku ne paidh te nanes vet.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja