Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Rama: U rikthyen shpejt në identitet! Mos e falni më baltën e tyre, shkatërrojini përfundimisht me votë

 Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Rama: U rikthyen shpejt në identitet! Mos e falni më baltën e tyre, shkatërrojini përfundimisht me votë

Edi Rama

TIRANË- Për kaosin e Rithemelimit sot në Kuvend reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Në nisje të postimit të tij në rrjetet sociale, Rama, thotë se autorit e rikthimit kaq shpejt në identitet është një i ish-kryeministër në arrest shtëpi, një ish-zv kryeministër i arratisur nga drejtësia, një kriminel italian iu dënuar në vendin tonë si dhe një program i Rai 3 që i shpalli ata heronj.

Sipas Ramës, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta.

'Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë;

Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës.

Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.'- shkruan Rama.

Sali Berisha, edhe pse në arrest shtëpie që prej dhjetorit të kaluar është bërë ‘mollë sherri’ sot në Parlament. Rithemelimi kërkoi rikthimin e tij në grup parlamentar, nga ku u përjashtua nga Lulzim Basha që prej shtatorit 2021. Për kryetaren e Kuvendit duhet një vendim partie për këtë, ndërsa ky qëndrim solli edhe bllokimin dhe kaosin për gati 2 orë. Flamur Noka u përjashtua nga seanca për fjalor dhe sjellje të pahijshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit