Seancat e pazakonta të zhvilluara në Kuvendin e Shqipërisë ditët e fundit, kanë sjellë tensione mes palëve politike në Shqipëri, duke shkaktuar edhe përjashtimin e 12 deputetëve të opozitës për shkak të shkelje të etikës në parlament.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi dhe deputeti i PD, Edmond Spaho kanë qenë të ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet” me gazetarin Ilir Babaramo me Report TV ku folën për zhvillimet më të fundit në vend dhe përplasjen e ashpër politike mes mazhorancës dhe opozitës.
Për herë të parë, Kryemadhi teksa foli për incneratorët deklaroi se dosjen nuk ia kishte dhënë Arben Ahmetaj por një tjetër person pranë kryeministrit, Edi Rama. Ajo tha se zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj nuk ka asnjë përgjegjësi për inceneratorët në Elbasan dhe Fier.
“Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi. Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, u shpreh Kryemadhi.
Sa i takon akuzave të opozitës ndaj Dorian Duçkës lidhur me rolin e tij mes McGonigal dhe Ramës, Kryemadhi tha se Duçka ishte një lobist profesionist, por shtoi se nuk dinte se çfarë mund të kishte deklaruar në SHBA për kryeministrin e Shqipërisë.
“Është profesionist në lobim. A ia ka futur Edi Ramës? Këtë nuk e di. Se çfarë ka deponuar Dorian Duçka në Amerikë për Ramën, atë nuk e di”-tha Kryemadhi.
Një deklaratë të fortë bëri edhe deputeti demokrat, Edmond Spaho i cili teksa foli për financimet ndaj Partisë Demokratike, tha se ish kryedemokrati, Lulzim Basha kishte marrë para nga oligarkë shqiptarë dhe jo nga rusët.
“Ai duhet të japë përgjigje se ku i gjeti këto lekë. Në PD nuk kanë hyrë lekë. Ai e di. Unë nuk mendoj se janë para ruse por mendoj se janë para të dhëna nga oligarkët shqiptarë”, tha Spaho.
Duke komentuar seancën e pazakontë të Kuvendit të enjten e kaluar, Spaho tha se revoltimi i tij ku për orë me rradhë i ra bilbilit u bë me qëllim për të prishur seancën.
“Se më kanë pyetur edhe analistë të ndryshëm pse e bëra atë që i rashë bilbilit në seancë. Unë e bëra për ta prishur seancën. Bën përshtypje bilbili që i bie unë por 400 milionë eurot e inceneratorëve nuk u bëjnë përshtypje. 30 milionë që i ka marrë McGonigal nuk bëjnë përshtypje.
Pasi u pyet nga gazetari Arbër Hitaj për mungesën e shpresës që opozita duhet të ngjallë tek qytetarët, Kryemadhi tha se kjo vinte edhe si pasojë e presioneve psikologjike të ushtruara ndaj personave që mbështesin partitë opozitare.
“Është opozita e keqja e këtij vendi. Por nuk është opozita më e keqja e këtij vendi. Unë po ndjek këmbë këmbës Belind Këlliçin në fushatë. E dini ju se Këlliçi është bllok edhe në të gjitha televizionet e opozitës? Ka të bëjë me dhunën psikologjike të ushtruar tek qytetaria. Në momentin që mua më shikon me pronarin e lokalit, ta dish që nesër i shkojnë tatimet, task-forcat dhe ua mbyllin bizneset. Kanë arritur deri aty ku u thonë maturantëve se do u rrisin mesataren nëse votojnë Erion Veliajn”-tha Kryemadhi.
Seancat Parlamentare prej javësh tashmë janë përfshirë nga anormaliteti, ku deputetë të opozitës të cilët kanë kërkuar ngritjen e komisionit hetimor për çështjen 'McGonigal' nuk lejojnë diskutimin e rendit të ditës pa u mbajtur një mocion debati në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit, nuk është shfaqur në seancat plenare duke i konsideruar si qesharake, por mori pjesë në seancën e të enjtes së kaluar ku u rrëzua kërkesa e opozitës për shkarkimin e Nikollës nga posti i kryeparlamentares.
Ndërkohë u Ermonela Felo në rolin e drejtueses së seancës plenare të së enjtes, propozoi datën 2 mars për mbajtjen e mocionit të debatit me Ramën për çështjen McGonigal. Në seancën plenare të 16 shkurtit, munguan 12 deputetë demokratë që shkaktuan kaos në seancat e shkuara.
Deputeti demokrat, Edmond Spaho tha sot në ‘5 Pyetjet’ në Report Tv se Rama do ta marrë përgjigjen amerikane për atë që ka bërë me McGonigal ditën kur do të ikë nga pushteti.
“Ka një shprehje të Kisingerit që thotë se ‘armiqtë e SHBA duhet të na kenë shumë frikë por më shumë frikë duhet të na kenë miqtë tanë’. Nga kjo do ta pësojë edhe Rama. Sa të jetë Kryeministër nuk e gjen gjë, sa të ikë do ta pësojë keq”, tha Spaho.
Monika Kryemadhi ka deklaruar sot në ‘5 pyetjet’ në Report Tv se nuk ia ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen për inceneratorët por një njeri tjetër shumë më i afërt me Ramën.
“Sa më shumë ta mbroj unë Ahmetajn aq më shumë do ta groposë Edi Rama. Do t’i nxjerrë edhe një pastruese tjetër me lekë. Arben Ahmetaj në Elbasan dhe Fier ka zero përgjegjësi. Nuk ma ka dhënë Arben Ahmetaj dosjen. Nuk i ka shitur Arben Ahmetaj por një njeri tjetër shumë i afërt i tyre. E ka shumë afër atë njeriun”, tha Kryemadhi.
Ndërsa foli për Dorian Duçkën të cilin opozita e ka akuzuar se ka bashkëpunuar me Edi Ramën, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në emisionin ‘5 pyetjet’ se Duçka u shkëput nga LSI kur nisi biznesin e tij privat si lobist.
Ajo e përshkroi si lobsit profesionist, duke u shprehur se nuk e di nëse mund t’ja kishte punuar pas krahëve kryeministrit Edi Rama.
“Është profesionist në lobim. A ia ka futur Edi Ramës? Këtë nuk e di. Se çfarë ka deponuar Dorian Duçka në Amerikë për Ramën, atë nuk e di”-tha Kryemadhi.
cfare ti mbrosh Ahmetajt ti moj idiote njeri i trashe dhe qe te sulmoje Ahmetajt rama shpiku pastruesen o cfare je ti nuk e di por as politikane , dhe je njeri pa tru denonco pak vjedhjet e tua ate bej...
Përgjigjusi mund ta ndihmojme opoziten shqiptare mor jahu?
PërgjigjuSi ka mundësi që Shqiptarët vazhdojn e votoin të tilla monstra si : Monika, e Gërdalla Spaho. Kto jan skarcitetet e shoqëris Shqiptre jan jashqitje e kombit. Por kto lloi vemjesh vazhdojn në politik. Prandaj dhe Shqipria është nē ktë lloi gjëndje. Prandaj është një shprehje siç është koka vihet festja.
PërgjigjuCfare do lloj komenti tju besh ketyre te dyve eshte humbje kohe nuk ja vlen.Kush dhunon parlamentin ka dhunuar shoqerine shqiptare.Ta shikojn kush do ta pesoj me shume ne fund per intrigat qe kane sajuar.
PërgjigjuKu e gjetet kete ordinere,se Spaho dihet qe eshte futja kot.
PërgjigjuTE GJITHE JU JENI PROFESIONISTE NE VJEDHJE,,,JU MALLKOFTE ZOTI NE 7 BREZA.....PISA,,QENER,,,,JU RENTE PIKA NE KOKE....
PërgjigjuNdjei neveri kur dëgjoje parlamentar që flasin me nji fjalor mjeran.Kryemadhi thot:nuk e di se Dorian Duçka ia ka futur Edi Ramës.ç'far kuptimi ka fjala ( futur)mund të na shpjegoje kjo dottoressa e shkencave ???
Përgjigju