Kaosi me sistemet e IT në botë/ Ekspertja në 'Studio Live': Nuk kemi të bëjmë me sulm kibernetik! Kompania 'Crowd Strike' po bën një update

Kaosi me sistemet e IT në botë, bllokoi linjat ajrore në shumë vende të ndryshme duke ngrirë lëvizjen e mijëra udhëtarëve. Microsoft raportoi se kishte një problem me sistemin që po përpiqet ende të rregullohet.

Për më shumë ishte në Studio Live, Najada Kambo inxhiniere softëare e cila për Arbër Hitajn dha detaje nga ajo çka ndodhur. Së pari Kambo sqaroi se nuk kemi të bëjmë me një sulm kiberentik

'Në krye të herës theksoj se nuk ka sulm kibernetik por më tepër një gabim njerëzor të vetë kompanisë kibernetike që merret me sigurinë e të gjithë kompjuterëve të cilat operojnë në Wnidows. Kompania lider në sigurinë kibernetike Crowd Strike ka bërë një update në programin e tyre të sigurisë që përdoret gjërësisht në kompjuterat windows.'

Një problem me update e kompanisë më të madhe të sigurisë Crowd Strike shkaktoi bllokimin në shumë aeroporte të botës.

'Ajo çfarë ka ndodhur në këtë update kanë publikuar një gabim që bën crash të gjithë kompjuterat Windows. Prandaj çdo kompani që kemi pasur të bëjmë me aeroporte që përdoren kompjutera Windows, kanë pasur vështirës të mëdhaja teknike pasi ky program i sigurisë kibernetik operon në zemër të sistemit operativ çka ka bërë kolapsin e të gjithë sistemeve operative. Nuk ka sulm kibernetik më tepër se sa një gabim teknik i grupit Crowd Strike. Ka pasur kompani që janë kthyer në normalitet por do ketë probleme edhe për pak orë, pasi zgjidhja e problemit do vijë në mënyrë manuale.'

Tashmë pritet që të gjithë kompjuterat që janë jashtë operimit, të bëjnë restart dhe të fshijnë një file në kompjuter.

'Udhëzimet e kompanisë kanë ardhur që të gjithë kompjuterat apo serverat jashtë operimit duhet në mënyrë manuale të fshijnë një file. Të gjithë kompjuterat duhet të bëhen restart një nga një dhe të gjithë të fshihen një file.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?