Kaosi në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht! I pamundur kalimi këto ditë! Ja kushtet që duhet të plotësoni

Kaosi në Kakavijë/ Autoritetet shqiptare apel udhëtarëve: Kthehuni mbrapsht! I pamundur kalimi këto ditë! Ja kushtet që duhet të plotësoni

Radha e makinave sot në Kakavijë

TIRANË- Qytetarët që qëndrojnë prej 4 ditësh në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës duhet të kuptojnë se Greqia po zbaton rregullat e përcaktuara nga BE për të gjitha vendet anëtare të saj. Sipas këtyre rregullave, çdo shtetas që futet në Greqi, qoftë nga kufijtë shqiptarë apo edhe nga kufijtë e shteteve të tjera, duhet të kryejnë testin anti-COVID dhe duke nisur nga data 16 gusht do të duhet të karantinohen për 7 ditë.

Kufiri do të qëndrojë i hapur vetëm përgjatë natës së sotme, me qëllim reduktimin e numrit të qytetarëve që qëndrojnë në pritje, por duke filluar nga nesër, kush hyn në Greqi do të duhet të futet në karantinë 7 ditë.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor. Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19", njofton Ministria.

Të gjithë ata qytetarët të cilët plotësojnë kriteret e vendosura për të udhëtuar drejt Greqisë (qytetarët me shtetësi greke, personat që kanë leje qëndrimi në Greqi, personat me kartë minoritari, personat që kanë vendbanimin e tyre kryesor në Greqi, si dhe ata që e kanë të domosdoshme të udhëtojnë për arsye profesionale-pas marrjes së lejes së posaçme) nga dita e hënë, duhet të paraqesin në kufi edhe dokumentacionin sa më poshtë:

- Testin negativ të COVID-19 (RT-PCR), i cili duhet të jetë kryer deri 72 orë para mbërritjes në pikën e kalimit kufitar, nga laboratorët publike apo private të certifikuara në Shqipëri. Ky rregull nuk vlen për shoferët e kamionëve që transportojnë mallra dhe fëmijët nën 10 vjeç.
- Vërtetimin diagnozë të përkthyer në anglisht, në të cilin duhet të jenë të shënuara emri, mbiemri dhe numri i pasaportës/numri i kartës së identitetit të individit.
- Vërtetimin e plotësimit të formularit të posaçëm PLF, me kodin QR (nga adresa elektronike https://travel.gov.gr).
- Testi i COVID-19 (RT-PCR) është i vlefshëm vetëm nga laboratoret e linçesuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të cilat mund t'i gjeni në faqen zyrtare.
 

Qytetarët që duhet të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian janë të detyruar që përveç dokumente të nevojshme për udhëtim duhet të bëjnë edhe testin e COVID-it që është i vlefshëm për 72 orë deri sa të paraqitën në kufi. Report TV u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë për të informuar qytetarët se ku mund ta bëjnë tamponin. Autoritetet kanë licensuar 4 laboratorë për të kryer testin, dy shtetërorë dhe dy privatë. Laboratori i ISHP dhe QSUT ndërsa në privat tamponi mund të bëhet në spitalin Intermedica, Center sh.p.k, me Nr. License LN – 8598-09-2019, me adrese: Rruga “Jordan Misja”, Tiranë. Por ministria sqaroi se për të udhëtuar jashtë shtetit testi i COVID-it mund të bëhet vetëm në laboratorët privatë, pasi në ato shtetërore analiza bëhet vetëm si rezultat i hetimit epidemiologjik apo qytetarët shfaqen shqetësime.  

Ndërkohë kujtojmë se nesër është e diel dhe pala greke mund të punojë me staf të reduktuar. Pas të gjitha këtyre fakteve të renditura, por dhe thirrjeve të përsërtituara të autoriteteve shtetërore shqiptare qytetarët duhet të heqin dorë së qëndruari në radhë në temperatura tejet të larta dhe të kthehen ne banesat e tyre në Shqiperi duke pritur me durim deri në plotësimin e kushteve të reja për t'u rikthyer në Greqi pa radhë. Absurditeti i kësaj situate është se njerëzit pranojnë të qëndrojnë në radhë prej katër ditësh nën diell dhe në kushte emergjence për të shmangur vetëm 7 ditë karantinim në komoditetin e shtëpisë së tyre në Greqi. Ky është rregulli i ri i autoriteteve greke që nis duke filluar nga e diel.

Sot edhe Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje që qytetarëve që të kthehen në banesat e tyre deri sa të qetësohet situata. Një nga mundësitë që qytetarët mund të zgjedhin është akomodimi i tyre i përkohshëm në hotelet e zonës kufitare dhe në Gjirokastër ose të kthehen në banesat e tyre deri në normalizimin e situatës.

Insistimi për të kaluar kufirin sa më parë duke mos marrë parasysh të gjitha faktet e lart përmendura do të sjellin vetëm lodhje, kequshqyerje dhe stres të jashtëzakonshëm duke marrë parasysh edhe temperaturat e një të nxehti afrikan që ka pushtuar gjatë këtyre ditëve vendin tonë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Baçi: 15/08/2020 19:02

    Kthehuni prapa mos kemngulni kot ekeni fajin (JU) greku dhe pandemia bashke e jo shteti shqiptare.

    Përgjigju
  • Une: 15/08/2020 17:53

    Nuk eshte e vertete qe bashkimi evropian ka vendosur detyrim per kryerjen e testit. Italia eshte themelues i bashkimit evropin. Keta evgjitet e evropes po kerkojne te ushtojne presin mbi shtetin shqiptar per detin qe ju falen tradhetaret e kombit sali berisha e lulzim basha. Dhe po fshihen pas k*rves plake.

    Përgjigju
    • Arbëri: 15/08/2020 20:13

      Të lumt...!!!

  • Lani: 15/08/2020 17:29

    Këshilla më e mirë që mund tu jepet shqiptarëve që punojnë në Greqi është që ta lënë atë vend njëherë e mirë. Boll më rrugëve e kthehuni në shtëpitë tuaja. E shikoni ç’thonë grekët? Të djelën nuk punojmë thonë prandaj rrini e sëmuruni e vdisni duke pritur të vijmë ne të hënën kur të na dojë kari. A shikoni o njerëz me çfarë shteti keni të bëni atje ku jetoni deri tani?

    Përgjigju
    • Une: 15/08/2020 20:29

      E bera kete qe thua ti kur polici Grek nuk me lejoi te hyja dhe asnje dite nuk jam penduar.. Shpetova! Aty nuk ka rendesi nese ke pashaporten greke prape allvane do jesh per ta, do te lene si qen ne kufi me virus e pa virus. Sot kur i shoh me dhimbsen njerezit por ndihem mire qe kurre me nuk u ktheva ne ate vende pervecse si turist. Sot Shqiperia te afron shume me shume edhe financiarisht. Mos punoni me per nje cop buke kthehuni kapni turizmin se po bejne lek dhe budallenjte ndersa ju ngelet duke pastruar ende shtepite e pleqve.

    • sapa: 15/08/2020 18:38

      Cfare keshilltari i mire je o Lani!Ju thua te braktisin shtetin e vertete qe te kthehen tek antishteti?po te kishte shqiperia shtet funksjonal nuk i linte 4 dite qytetaret e vet rrugeve por do bente dicka pervec shprerndarjes se shisheve te ujit qe ne cdo vend te botes e ben kryqi i kuq ne menyre humane!Nuk jane 4 ore por 4 dite dhe odiseja vazhdon!Sigurisht qe kjo propagande con uje ne mullirin e te korruptuarve qe kane frenat e ketij vendi ne dore qe deshirojne qe sklleverit te punojne per ta qe ata te mbijetojne sic kane mbijetuar 30 vjet!Por shqiptaret jane te vetedijshem qe atdheu i tyre ka pj*rdhur me kohe!

    • kafe e hidhur: 15/08/2020 18:03

      o llani po perdore pakez trurin ne vend a i vra..po ne ate vend kane krijuar jeten e tyre atje jetojn,atje rrisin femijet.iken se memedheu su ofronte e su ofron ende asgje..kush do i mbaj me buk po u kthyen???shteti yn????greket jane ballkanas,shoqeri e pazhvilluar,injorante,si pjese e rajonit ku jetojn po su thua dot lini punet tuaja e kthehuni ngrohuni n e diell ne kete halen tone ketu....

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani

Rama në Londër: Nismë ligjore për rikthimin e emrit të shqiptarëve të regjistruar si kosovarë në Britani