Kaosi në Kuvend, deputetët sërish jashtë kontrollit, shtyhet disiplinimi i tyre

Kodi i Sjelljes së Deputetëve, i miratuar pas një presioni trevjeçar të Brukselit, nuk do të zbatohet as për këtë sesion parlamentar. Teksa mbledhjet e seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare janë kthyer arenë konfrontimesh, akuzash, fyerjesh dhe denigrimesh, zbatimi i Kodit të Sjelljes së Deputetëve është shtyrë edhe për tre muaj.

Kuvendi i Shqipërisë, në datën 5.4.2018, miratoi vetëm me votat e shumicës parlamentare, Kodin e Sjelljes së Deputetëve. Gjatë mbledhjeve të fundit të seancave plenare dhe komisioneve parlamentare janë shkelur më shumë se gjysma e neneve të Kodit Etik, çka konfirmon mungesën e zbatimit dhe të veprimit të tij. Vendimi për miratimin e Kodit të Sjelljes hyri në fuqi menjëherë, pra që në datën 5.4.2018, por Kodi nuk po gjen zbatim në praktikë, për shkak të mungesës së një udhëzimi të detajuar për normat e sjelljes në Kuvend.

Për hartimin e këtij udhëzimi është ngarkuar Byroja e Kuvendit, e cila do të kujdeset për zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetit. Neni 32 i vendimit të Kodit të Sjelljes parashikon që ‘Byroja e Kuvendit, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij Kodi, nxjerr udhëzuesin e detajuar për sjelljen në Kuvend’.

Ndonëse Kodi i Sjelljes së Deputetëve është tejet i saktë, detajuar dhe shterues në përcaktimet që disiplinojnë deputetët, udhëzimi i detajuar duket se është justifikimi i fundit për të shtyrë në kohë zbatimin e Kodit. Edhe sikur Byroja e Kuvendit ta respektojë këtë afat, zbatimi i udhëzimit me rregullat, normat, kufizimet dhe parimet që rregullojnë aspekte të jetës publike dhe private të deputetit, përkon me fundin e këtij sesioni parlamentar.

Kodi Etik u miratua me kërkesë të vendeve të Bashkimit Evropian. Beteja për miratimin e Kodit ka zgjatur tre vite. “Unë ju thashë që me rastin e zgjedhjes sime Kryetar takoj dhjetëra ambasadorë dhe një nga problemet që shtrojnë ata është pikërisht kjo. Unë nga kjo u detyrova ta riaktivizoja”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, gjatë një mbledhje të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.


Faksimile e kodit të sjelles miratuar në parlament

Thomas Greminger: Zbatoni Kodin e Sjelljes
Sekretari i Përgjithshëm të OSBE z. Thomas Greminger, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, kërkoi zbatimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve. “Kohët e fundit, miratimi i Kodit të Sjelljes për deputetët tregoi një hap tjetër pozitiv të parlamentit që tregon që mori përgjegjësi për standardet e veta. Zbatimi i këtij Kodi, i cili bazohet në praktikat më të mira ndërkombëtare, do të forcojë llogaridhënien e parlamentit ndaj qytetarëve shqiptarë.

Kodi u miratua, tashmë hapi i radhës është të zbatohet si duhet. Së bashku me parlamentin shqiptar dhe me Zvicrën, që duhet thënë se është shtet anëtar i OSBE me reputacion shumë të veçantë dhe të njohur kur flitet për çështjet e demokracisë së drejtpërdrejtë, ne kemi evidentuar hapat e radhës të nevojshëm për të forcuar funksionet e parlamentit dhe marrëdhëniet e tij me qytetarët”, tha Greminger. Sekretari i Përgjithshëm të OSBE

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 30/05/2018 12:28

    Keta jane kthyer ne nje bande maskarenjsh qe nxine cdo gje per Shqiperine,turpi i politikes.

    Përgjigju
  • Fatmir: 30/05/2018 09:18

    Opozita po bllokon punen ne parlament,se nuk ka asnje lloj kodi moral.Ju prisnini te miratoje ligje per Kodin e sjedhjes!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik