Gështenja: Kërkohet një model i ri në PD, Basha e Berisha të provuar! Kaosi s'ndalet deri në plotësimin e kërkesave! Daci: Deputetët e Bardhit pa kurajo për të nxjerrë një kryetar

Kreshnik Çollaku dhe Dashnor Sula patën një përplasje jo vetëm verbale, por edhe fizike në korridoret e Kuvendit. I ftuar në “Studio Live” në Report TV me Arbër Hitajn, deputeti demokrat Lefter Gështenja e ka quajtur të panevojshëm sherrin mes kolegëve.

“Një incident mes kolegëve krejt i panevojshëm. U munduam ta qetësojmë situatën por ndodhi.”

Gështenja thotë se grupimi që drejtohet nga Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk kërkojnë largimin e përfaqësuesit të PD zyrtare nga komisioni i Reformës Zgjedhore, por të reformatohet ky komision.

"Nuk është çështje emrash, duam që ai komision të reformatohet dhe të bëhet funksional. Grida Duma ish-kolegia jonë nuk është më deputete dhe figuron anëtare e Komisionit. Ngritja e komisioneve hetimore është e drejtë e opozitës. Neni 77 i Kushtetutës e parashikon qartë këtë kërkesë të opozitës, edhe rregullorja, nuk lënë asnjë hapësirë për ekuivok duhet apo nuk duhet. Progres-raporti i KE një nga pikat thotë se ngritja e komisionit hetimor është e drejtë Kushtetuese e opozitës, është tjetër gjë nëse dilet me dy raporte. Janë instrument për të kontrolluar qeverinë", tha ai.

Nëse mazhoranca nuk reflekton që të miratojë kërkesat e Rithemelimit, Gështenja u shpreh se nuk do të ketë normalitet në Kuvend, por do të vijojnë kaosin.

“Nuk di të them, sepse nuk kemi një program apo project. Nuk do ketë normalitet sipas meje, në seanca dhe komisione për sa kohë kjo maxhorancë nuk lejon opozitën të bëjë detyrën e saj. Nëse maxhoranca nuk na jep një të drejtë përse ne duhet të vazhdojmë në normalitet. Historia e kësaj revolte ka nisur pas rrëzimit të kërkesës për komisionet”.

Gjithashtu, ai fton edhe Lulzim Bashën në tryezat e Berishës dhe Bardhit. "Kemi bërë hapin e parë të një opozite funksionale në Parlament".

Ai nuk dha një koment për akuzat e Berishës ndaj SPAK, e cila e akuzoi për korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani. “Po besoj se duhet pyetur vetë zoti Berisha”, shtoi ai.

Ndalur te situata brenda PD, e cila vijon të jetë e ndarë në dy kampe, deputeti u shpreh se kjo situatë duhet të marrë zgjidhje sa më parë.

“Sot Pd ka krizë legjitimiteti. Secila palë thotë jemi PD por asnjëra nga palët nuk është PD. I vetmi institucion sot pas PD mbetet grupi parlamentar i PD. Sot ne kemi këtë situatë që kemi në PD. Unë nuk jam përfaqësues i grupit të këtij apo atij jam përfaqësues i PD. Unë mendoj se do gjejë zgjidhje kjo situatë. Shpresoj që kjo zgjidhje të jetë sa më shpejt por uroj të ketë një zgjidhje.

Procesi gjyqësor që ka nisur për logon vulën e PD do zgjasë, do duhet një zgjidhje. Do duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Opozita ka nevojë për zgjidhje. Kjo është arsyeja që kam ngritur zërin dhe kam thënë si e mendoj unë”.

Berisha dhe Basha sipas tij janë provuar, dhe në krye të partisë duhet një lider i ri.

“Të dy të provuar kërkohet ekip i ri, qëllim i ri lider i ri”.

Ndërkaq analisti Alban Daci u shpreh se deputetët e Gazment Bardhit nuk patën kurajo për të nxjerrë një kryetar.

"Deputetët e Bardhit janë deputetë që s'kanë kryetar dhe që s'kishin kurajo politike të bëheshin kryetar dhe të prodhonin kryetar. Fatkeqësisht për PD-në sepse deri diku grupi i Berishës, Rithemelimi treguan moral më të lartë politik se që në fillim u pozicionuan kundër PD edhe pse Rithemelimi nuk ekziston si koncept. Këtë grupimin e dytë nuk arrij ta kuptoj dot. Ndoshta do të kenë kurajon të përballen ndonjëherë me elektoratin dhe njerëzit që i kanë votuar. Ndonëse Berisha thotë unë jam PD dhe Basha është de facto është kryetar i PD, , unë s'e kuptoj se cila do të jetë agjenda politike e grupimit të Bardhit që nuk kanë identitet, nuk kanë kryetar ligjërisht, luftojnë në Parlament dhe nuk e kuptojnë se për çfarë luftojnë, cila do të jetë e ardhmja, një gjë është e sigurt se te PD, te Lulzim Basha nuk kanë më të ardhme politike, Berisha nuk e dimë nëse do të bëjë parti të re apo jo, por një gjë është e sigurt që deri tani nuk ka të drejtë të hyjë në zgjedhje me logon e PD", u shpreh Daci.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Lefter Gështenja thirrje deputetëve: Duhet të na bashkojë opozita përballë qeverisë–të mos shohim interesat personale

 

Deputeti demokrat Lefter Gështenja deklaron se opozita duhet të bashkohet pas më shumë se 2 vitesh përçarje për të sfiduar mazhorancën. I ftuar në studion e Report Tv, Gështenja tha se beteja në Parlament është parimore pas rrëzimit të kërkesave legjitime të opozitës siç është refuzimi për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe riformatimi i komisionit të Reformës Zgjedhore. 

“Nga informacionet që kam unë, në tryezat opozitare kanë qenë të ftuar të gjithë kolegët që kanë dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. Unë do të doja të jenë të gjithë në këto tryeza si opozitare. Nëse diskutojmë 45 apo 51 deputetë secili ka rezervat e veta për secilën palë. Ne duhet të na bashkojë opozita përballë kësaj qeverie. Nëse ne do të vazhdojmë të shohim problematikat ato që kemi bërë prej më shumë se 1 viti e gjysmë, kjo opozitë shkon drejt shkatërrimit. Ajo që duhet të bëjmë është kjo që kemi bërë tani, është bërë hapi i parë, një opozitë funksionale në Parlament. Nëse mazhoranca pranon kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare dhe firmatohet Komisioni i Reformës Zgjedhore, ne rikthejmë normalitetin në Parlament”, u shpreh Gështenja. 

Ai tha gjithashtu se proceset e zhvilluara deri më tani si nga Rithemelimi ashtu edhe PD-ja zyrtare e kanë dëmtuar opozitën. 

“Asnjëra nga palët nuk është zyrtarisht Partia Demokratike”, thotë Gështenja, duke shtuar thellimi i krizës mund ta çojë opozitën në disa copëza. “Sa kohë do të jem në politikë do të flas kështu si e kam bindjen. Nëse duam vërtetë që opozita, PD-ja dhe opozita në tërësi, duhet një ekip i ri, frymë e re, model i ri. Nëse ne do të vazhdojmë kështu si kemi vazhduar deri para 2-3 muajsh unë them nuk shkojmë asgjëkundi. Kam kontribuar dhe kontribuoj për një PD dhe të djathtë fituese dhe jo për një PD që nesër mund të jetë një LSI e dytë. Nuk është ky misioni im, nuk dua të jem deputet me këtë model. Unë dua të vazhdoj në politikë duke kontribuar për një forcë alterantivë qeverisëse. Nëse ne shohim interesat personale, interesat e karriges të secilit atëherë dakord, secili të marrë vendimin e tij, por unë nuk jam për këtë model. Jam për modelin që opozita në 2025 por pse jo edhe më shpejf të jetë alternative qeverisëse”, u shpreh deputeti.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 10/11/2023 18:54

    Nje pergjigje per keta qe kercenojn me vazhdimin e rremujave ne parlament..Edhe Shqiperia donte shume te hynte ne rrugen Evropiane po asnjehere nuk dogji ..nuk prishi ato dyer qe ju mbyllen po ne durim arriti ketu ku eshte! Ju nuk keni al asnje qasje kulture politike dhe ne e keqja eshte se nuk uleni dhe as mundoheni te mesoni!!Jemi ne vitin 2023 gjerat zgjidhen vetem me dialog dhe durim!Pastaj pse nuk i bete keto veprime para se te ndiqej penalisht familja Berisha? Keni shkelur me duar dhe ne kemb me vetedije te plot legjislacionin e themelimit te partis tuaj si fillim dhe pastaj te institucioneve shteterore! Jeni fajtor dhe duhet te denoheni per fajin tuaj dhe jo te vazhdoni rremujat! Shqiperia eshte prone e shqiptareve dhe jo e hajdut Berishes dhe fajtoreve te opozites si ju!Larg duart nga e ardhmja e Shqiperis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja