'PD-PS pakt kundër Salianjit', Azgan Haklaj në Report Tv: Berisha shiti edhe Gaz Bardhin

Debat i fortë u bë në Studio Live këtë pasdite me avokatin Fatmir Merkoçin dhe Azgan Haklajn nga Demokratët Euro-Atlantikë. Diskutimi nisi për përplasjen e djeshme të PD dhe opozitës në Kuvend me Gardën dhe FNSH. Haklaj theksoi për Arbër Hitajn se këto përplasje vijnë pasi SPAK po godet politikën.

'Do të ketë goditje të mëdha. SPAK po godet 360 gradë. Luftën e kanë me SPAK. Rama me Berishën e kanë luftën me SPAK. Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë të goditet investimi i tyre. Të gjithë kanë probleme me SPAK. Lufta në parlamenti e stisur. Të shohësh dy deputetë të policisë duke qëlluar policiën e pafalshme. Po ashtu dhe ardhja e FNSH nuk lejohet. Kemi dhe përplasje institucionet. A je i përjashtuar, pse shkon te ai institucion? Djeg xhaketën, ka skenë më të turpshme.'

Merkoçi e shikon me shumë shqetësim ardhjen e FNSH në një territor ku nuk iu lejohet të hyjnë pa thirrjen e Gardës aq më tepër kundër deputetëve.

'Nuk lejohet dhe nuk ka rregullore që parlamenti të rrethohet me hekura dhe me persona të tjerë. Ata që ishin brenda janë pjesë e pozitës dhe pjesë e këtij skenari. Nuk duhet të kishin bërë veprim dhe të kishin dalë para dhe ti kërkonin ambasadave si vend i NATO ardhjen dhe zbrasjen çlirimin e atij Kuvendi. Nuk është godinë, por institucioni më i lartë i këtij vendi. Ti nuk mund ti ndalosh përfaqësuesit e këtij populli. Puç institucional dhe shkelje kushtetute. Deputetë duhet të bëjnë kallëzim në SPAK. Jo vetëm jashtë por edhe brenda nuk lejohet askush përveç deputetëve. Të thuash hap seancën duke qenë prezentë forca të armatosura. Nuk kanë mandat për tu futur brenda.'

Ndërsa Haklaj vijon me idenë e bashkëpunimit PD-PS që sipas tij pati dhe një flijim të përbashkët, Evin Salianji, ndërsa paralajmëroi se i radhës do jetë Gazment Bardhi.

'Unë them jam në akord. Bashkëpunimi nis tek Salianji. Sepse e shitën. Berisha shiti dhe Gaz Bardhin. Kur tha mos prekni Gaz Bardhin. E kishin mundësinë e amnisitisë. Amnistuan 115 veta. Po Berisha tha që për 3 muaj mund të arrestohet Gaz Bardhi. Ka paralajmëruar arrestime të reja. SPAK po i trondit.'

Sa i përket qeverisë teknike, Haklaj shton se thjesht palët duan të ndajnë mandatet.

'Qeveria teknike, thjesht duan të ndajnë mandatet. Sapo SPAK mbylli dosjen për Berisha, Rama doli me shashkën e krijimit të shtetit bektashi. Pra nxitjen e asosacionit të Kosovës. E nxori si shashkë. Pastaj solli Erdoganin në Shqipëri ku shpalli xhihadin në Tiranë kundër SHBA dhe Izraelit. Rama e goditi rëndë Erdogani në palcën e kryeqytetit. Kam thënë që në 2025 fushata elektorale do jetë fushatë fetare.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot