Kaosi në Kuvend, brenda 8 Tetorit del fatura e dëmeve! Bardhi, Noka, Hoti dhe Nallbati, 4 deputetët e PD që paguajnë më shumë! U mbahet nga rroga

Tiranë- Kaosi dhe dhuna me pasoja të shkatërrimit të pronës nga ana e opozitës pasditen në seancën plenare të 30 shtatorit 2024 nuk ka kaluar pa pasoja. 

Jo vetëm hetime dhe procedime disiplinore në proces për 24 deputetë, por edhe paralajmërim se do paguajnë dëmet e shkaktuara ekonomike nga paga e tyre.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se fatura e dëmit nuk është vetëm kostoja e karrigeve të dëmtuara. Në faturë do të përfshihen edhe dëmet në pajisje elektronike, mikrofonë, tapete, foltore dhe ekrane. Vetëm kostoja e një pajisjeje votimi është mbi 2 mijë euro.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, raportoi se Grupi i Punës në Kuvend do ta mbarojë evidencën brenda datës 8 Tetor.

Sipas verifikimeve të deritanishme, 4 janë deputetët që mund të paguajnë më shumë : Flamur Noka, Gazment Bardhi, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, që kishte shishen e benzinës. Kostoja do të ndahet vetëm mes deputetëve që kanë pasur veprime aktive shkatërruese. Deputetë që vetëm kanë zhvendosur karrige jashtë, por pa i thyer/djegur ato, nuk do të penalizohen.

Grupi i punës po këqyr kamerat e brendshme të Kuvendit si dhe ato në oborr, transmetuar nga media. Kostot nuk do të mbahen nga paga e këtij muaji.

Fatura do t’i njoftohet secilit dhe do ju lihet kohë ta paguajnë vullnetarisht. Nëse nuk e bëjnë, do t’u mbahet nga paga.

Report TV dhe Shqiptarja.com mëson se Flamur Nokës i është mbajtur edhe më parë një faturë prej 70 mijë lekësh të rinj, për prishjen e një monitori në Kuvend...

(Lajmi në përditësim)

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Izraeli shpall ‘non grata’ Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së