Disa ditë pasi në bllok, ambasadat e huaja në vendin tonë shprehën shqetësimin për situatën e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë duke i kërkuar palëve të ulen në dialog, thirrjes i është bashkuar edhe Presidenti Bajram Begaj.
‘Sot është dita e bashkimit dhe kështu duhet të sillen të gjithë. Sa here kam folur, kam bërë thirrje për dialog.’ – tha i pari i vendit.
I pari që iu përgjigj pozitivisht thirrjeve ishte Gazment Bardhi, i cili pas mbledhjes së përbashkët të deputetëve të tij, Rithemelimit të Sali Berishës dhe aleatëve tha se është i gatshëm për t’u ulur në dialog.
‘Nëse kanë vullnetin politik për t’iu rikthyer kushtetutës dhe rregulloren, gjejmë zgjidhje. Situata në Parlament nuk është normale, por për ta ka qenë. Mesa kuptova, Berisha ka thënë nuk refuzon asnjë dialog për zbatimin e kushtetutës. Rregulli e kërkon që kur opozita kërkon të ushtrojë një funksionin të saj, nuk vihet në diskutimi. Megjithatë meqë ata kanë një pretendim, ta sjellin me shkrim dhe e diskutojmë. Ne nuk dimë pse janë refuzuar 8 komisione hetimore. Ata janë të paqartë në qëndrimet e tyre, janë të qartë vetëm për të shuar opozitën në Kuvend”, u shpreh Bardhi.
Por më i ngurtë u shfaq kreu i Rithemelimit në qëndrimin e tij, i cili kushtëzoi rikthimin në normalitet të Parlamentit, me plotësimin e kërkesave nga ana e Partisë Socialiste.
Reflektim pas thirrjeve të ndërkombëtarëve u pa edhe te Garda e republikës, e cila këtë herë, nuk i pengoi deputetët e përjashtuar Gazment Bardhin, Flamur Nokën e Bledion Nallbatin, të merrnin pjesë në mbledhjen e përbashkët të deputetëve.
Bardhi dhe Berisha njoftuan se vendosën dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të marrëveshjes me Italinë për emigrantët, që sipas kalendarit të punimeve, të miratuar këtë të enjte në Konferencën e Kryetarëve do të votohet më 21 dhjetor në Kuvend. Kërkesën në Kushtetuese, opozita duhet ta bëjë para ratifikimit, e kjo do të sillte ngrirje të proceseve që e miratojnë atë. I vetmi deputet që doli kundër këtij vendimi ishte Tritan Shehu I Rithemelimit.
Kur paska the trushplare qe i ven mbrapa Gas lozonjarit, mos ngelte me PeDe ne kembe. Kjo grifsha sumshpume ka filluar te ngrej dhe zerin pale.
Përgjigju