Skenë krimi e quan kryeparlamentarja Elisa Spiropali kaosin dhe skenat e dhunës që opozita riktheu në sallën e Kuvendit, pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale.
Pas djegies së karrigeve dhe skenat e dhunës në Kuvend, ku ndaj saj u hodhën edhe sende të forta, Spiropali kërkon që salla e Kuvendit të merret në këqyrje nga organet ligjzbatuese.
“Karriget tona janë të qytetarëve” tha një deputet i opozitës! Kjo është shumë e vërtetë dhe prandaj ato karrige janë për t’u respektuar duke u ulur mbi to me peshën e besimit të marrë prej qytetarëve. Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët, ligjin dhe institucionet e shtetit demokratik", shkruan Spiropali.
Djegia e karrigeve të Kuvendit, sipas Spiropalit tregon mungesën e respektit ndaj qytetarëve, ndërsa thekson se zjarrin mbi parlament e vënë vetëm shkatërruesit e demokracisë.
"Fatkeqësisht zjarrin mbi parlamentet e kanë vënë vetëm përbuzësit dhe shkatërruesit më të mëdhenj të demokracisë në historinë e saj. Edhe më fatkeqësisht zjarrvënia e sotme, dhe aktet ekstreme të dhunës brenda sallës, e kanë kthyer Kuvendin në një skenë krimi, për t'u marrë në këqyrje nga organet ligjzbatuese. Keqardhje e thellë”, shkruan Spiropali.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Dhjetor, 14:09
Si ka qenë 2025-a për ju?
-
Vit i mirë
42.7%
-
Vit i keq
28.2%
-
Njësoj
29.1%
Vota total: 316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Të respektohet në ligj dhe në praktikë
24 Dhjetor, 12:12
-
Report Tv siguron dokumentin/ 10 deputetë marrin pasaportë diplomatike, por kuponin e blejnë me fonde shteti! 13 paguajnë qiranë me paratë publike
24 Dhjetor, 09:14
-
Spiropali takohet me Ali Ahmetin në Tetovë: Shqipëria do të vijojë të mbështesë angazhimin konstruktiv të subjekteve politike shqiptare
23 Dhjetor, 19:26
-
'Ku ka shqiptarë, ka shpirt kuqezi', Spiropali viziton Komunën e Tetovës: Qendër dinamike arsimore, kulturore dhe shoqërore në rajon
23 Dhjetor, 17:09
-
Spiropali në Shkup: 'Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, standard për barazi reale'
23 Dhjetor, 12:43
-
Spiropali nderime te monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në Shkupin e vjetër: Simbol i qëndresës, dinjitetit dhe shpirtit europian
23 Dhjetor, 08:06
-
Ministrja Spiropali pritet nga homologu Mucunski: Gjuha shqipe në Maqedoni, detyrim i paekuivok
22 Dhjetor, 11:36
-
Vetëm një aplikim në Kuvend për karrigen e gjyqtarit kushtetues! 30 dhjetori afati i fundit, nevojiten 3 emra në fazën finale që gara të jetë e vlefshme
22 Dhjetor, 10:06
-
Spiropali nesër vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut! Në fokus të takimeve edhe projekti i Korridorit VIII
21 Dhjetor, 15:03
-
Mbledhja e Këshillit të Imunitetit/ Bardhi: SPAK tha se Balluku po intimidon vartësit që po bashkëpunojnë me drejtësinë! 11 tenderë korruptivë me vlerë 1.1 mld €
20 Dhjetor, 11:39
-
Vizita e Spiropalit në Athinë ‘bezdis’ mediat greke: Gerapetriti përulet para ministres shqiptare
19 Dhjetor, 12:27
-
PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të PD, shtyhen ‘ndëshkimet’ për kaosin në Kuvend! Bardhi: Doni të fshini opozitën
19 Dhjetor, 09:04