Kaosi në Kuvend, Zhupa për Report Tv: PS e ka kthyer në paradhomë të Ramës, do vijojmë ta bllokojmë derisa Parlamenti të zhvillojë seancë normale

Seanca e pazakontë në Kuvendin e kësaj të enjteje përfundoi me përjashtimin për 10 ditë të 26 deputetëve të Foltores të cilët bllokuan vendin Nikollës, penguan ministrat të uleshin në vendet e tyre si dhe u hoqën kartat kolegëve të tyre deputetë për të votuar. Gjithë ky kaos u iniciua nga një pjesë e grupit të Berishës dhe Bardhit të cilët pretendojnë se vetëm në këtë lloj formë Kuvendi zhvillon seanca plenare normale. E ftuar në Report Tv, ishte edhe deputetja e Foltores, Ina Zhupa, emri i së cilës ishte në listën e deputetëve të përjashtuar.

Në një intervistë në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Zhupa tregoi sesi marrin vendimet socialistët duke votuar në fletë të bardhë pa ditur se për çfarë po votojnë dhe sesi e kanë kthyer parlamentin në paradhomë të kryeministrit. Sipas saj, Kuvendi është kthyer në një instrument që kontrollohet nga Rama.

PD i qëndron dhe do i qëndrojë kësaj pavarësisht çfarë mendon PS dhe çfarë mekanizmash dhe abuzimesh me pushtetin përdor ajo.

Neve jemi në Parlament, por këtu e keni parë sesi seancën e kaluar Nikolla kaloi në formë antikushtetuese rrëzimin e propozimeve tona për komisione hetimore. Po çfarë të bëjmë ne? Të rrimë si fasadë? S’kemi bojkot, kemi qenë në të gjitha komisionet, ishim sot për të ndaluar fasadën  e parlamentit, paradhomën e Ramës. E dini që sot në u firmosën në një fletë të bardhë pa ditur se për çfarë e më pas morën vendimin për përjashtimin e deputetëve të përjashtuar. Këto përjashtime me urdhër të Ramës, me urdhër politik për të boshatisur sallën e Kuvendit, është në fakt mundësia më e madhe për shqiptarët sesa kanë frikë nga opozita e vërtetë.

Firmat e deputetëve socialistë të firmosura në një fletë të bardhë dhe ne psh mund të shkruajmë çdo gjë kështu, dhe ja dorëzonin kështu Felajt që të vendoste ajo çfarë vendimi do merrej. Këta janë thjesht ‘yes man’ që bëjnë se çfarë u thotë Edi Rama.’- tha Zhupa.

Deputetja u shpreh se kjo sjellje nga deputetët e opozitës do të vijojë.

‘Populli dhe shqiptarët na kanë votuar të bëjmë opozitë, të zbatojmë kushtetutën kërkon njeri të bëjmë fasadë dhe të rrimë urtë e të dëgjojmë. Është në detyrën tonë ta kthejmë në normalitet këtë sallë parlamenti. Atë që na jep kushtetuta nuk mund të na i heqë Rama dhe deputetët yes man të tij. Ne do të marrim çdo vendim që parlamentarizmi t’i kthehet normalitetit të respektojë të drejtat e opozitës. Dje psh janë rrëzuar 6 propozime tonat. Për të kuptuar se në çfarë situatë ndodhet parlamentarizmi sot. Interpelanca s’bëjmë dot ndërkohë që shkelen të drejtat kushtetuese për të marrë nën shqyrtim propozimet tona.’- tha Zhupa.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 20/10/2023 12:43

    Rrugace e lindur. te gjithe shpellaret jane per burg...

    Përgjigju
  • Linda: 19/10/2023 14:20

    Banda e uliganeve te kriminel Berishes ku ben pjes dhe kjo Zhupa do japin llogari para popullit se ne ato karrige me votat e poullit u ulen dhe vetem populli ka te drejt tju lejoj ketyre te marrin dhe karrige te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar