Kaosi në sesionin e ri parlamentar, Gjekmarkaj: Ishte më i moderuar për shkak të pranisë së ambasadorëve! Begaj u përdor nga mazhoranca si ‘gjethe fiku’

Kaosi në sesionin e ri parlamentar, Gjekmarkaj: Ishte më i moderuar për shkak të pranisë së ambasadorëve! Begaj u përdor nga mazhoranca si ‘gjethe fiku’

Agron Gjekmarkaj në 'Frontline Interview'

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i ftuar sot në studion e emisionit “Frontline Intervieë” me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për kaosin që përfshiu Kuvendin ditën e djeshme (15 janar) në sesionin e ri parlamentar ku ishin të pranishëm disa ambasadorë dhe presidenti Bajram Begaj i cili nuk arriti të mbante fjalën e tij përshëndetëse.

Gjekmarkaj tha se duke qenë se ditën e djeshme ishin të pranishëm në Kuvend edhe ambasadorën, protesta e opozitës ishte më e moderuar, duke mos përdorur flakadanë por zhurmues dhe pankarta.

“Ndoshta dje edhe në respekt të ambasadorëve protesta ishte më e moderuar, më simbolike. Më vjen mirë që ambasadorët erdhën për të parë që edhe në protestë opozita është civile. Shpresojmë të ndikojnë që mazhoranca t’i thërrasë arsyes dhe të hapë rrugët e dialogut si në çdo vend tjetër”- tha ligjvënësi.

Sa i takon pranisë së Begajt në seancë, deputeti tha se presidenti u përdor nga mazhoranca për të dhënë idenë e një normaliteti që nuk ekziston. Sipas Gjekmarkaj, opozita duhet ta rikonsiderojë qëndrimin ndaj presidentit duke theksuar se ky i fundit u përdor nga Partia Socialiste.

“E mora vesh pasdite se do ishte në seancë. Nuk kam patur njoftim nga presidenca. Mendoj se presidenti duhet të kishte ftuar kryetarët e grupeve parlamentare dhe t’i informonte.  Presidenti nuk është shprehur për ta zgjidhur këtë krizë. U përdor nga mazhoranca si gjethe fiku për të dhënë idenë e një normaliteti që nuk ekziston. Fjalimi i tij i shkurtër ishte pro-qeveritar, ndëshkues për opozitën. Kemi patur pikëpyetjet tona për institucionin e presidentit, por e kemi pranuar si të tillë pavarësisht se u zgjodh me mënyrë të njëanshmëe. Opozita duhet të rikonsiderojë marrëdhënien me presidentin pas mënyrës sesi u përdor nga PS”- u shpreh Gjekmarkaj.

Teksa foli për situatën në PD, Gjekmarkaj tha se partisë i duhet një lidership i ri totalisht, ku pjesë të mos jenë Berisha dhe Basha. Sa për këtë të fundit, Gjekmarkaj u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me të vetëm nëse kryedemokrati Basha do të hiqte dorë nga pozicioni i tij si një prej poleve të opozitës dhe të bëhej pjesë e një koalicioni më të gjerë opozitar. 

Ndërsa sa i takon komisionit për Reformën Zgjedhore që pritet të mblidhet të premten më 19 janar, Gjekmarkaj tha se Rama duhet të bëjë konsensus me opozitën e vërtetë dhe jo me grupin e Bashës, që sipas tij, mban rolin e një ambasadori të qeverisë në opozitë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
Cilin ‘grupim’ mbështet brenda PD-së? Gjekmarkaj: Do doja të bashkëpunoja sërish me Bashën, por vetëm me këtë kusht

 

Në situatën kur në PD janë krijuar disa grupime politike, deputeti Agron Gjekmarkaj e bëri të qartë se është i gatshëm të bashkëpunojë sërish me Lulzim Bashën me kushtin që ky i fundit të mos sillet si një kolonë e pestë tek opozita dhe t'i bashkohet një fronti më të gjerë opozitar pjesë e të cilit të jetë edhe Berisha dhe 'grupi' i Bardhit. 

“Do doja që me Bashën të bashkëpunoja përsëri nëse ndërpret këtë të qenit një kolonë e pestë tek opozita. Nuk është vonë të pendohesh. Madje është një lutje e krishterë që njeriu të reflektojë. Nëse e bën këtë, pse të mos bashkohet me ne? Se edhe 1 votë është e rëndësishme. Të krijohet një front sa më i gjerë opozitar. Por kjo nuk bëhet me lutje as dëshira”- nënvizoi Gjekmarkaj në emisionin ‘Frontline Intervieë’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv.

Ora 19:58
Berisha në arrest shtëpie, Gjekmarkaj: Ja përse nuk shkoj të protestoj poshtë ballkonit të tij

 

“Nuk shkoj sepse nuk preferoj të jem përballë drejtësisë si protestues”. Kështu u shpreh deputeti Agron Gjekmarkaj në studion e “Frontline Interview” kur u pyet nga gazetarja Marsela Karapanço përse nuk shkon të protestojë poshtë ballkonit të Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie.

“Nuk shkoj sepse nuk preferoj që të jem përballë drejtësisë si protestues. Preferoj të jem analizues, reagues, përpiqem me modesti ta përmirësoj atë që e konsideroj padrejtësi apo gabim. Kur nuk e bëj për vete, e kam të vështirë ta bëj edhe për të tjerë”- tha deputeti.

Më tej Gjekmarkaj edhe pse e konsideroi Berishën si shumicë në PD tha se duhej që në të ardhmen partia të kishte një lidership të ri politik ku as Basha dhe as Berisha të mos jenë pjesë.

Ora 19:43
Reforma Zgjedhore, Gjekmarkaj: Duhet që qeveria të arrijë konsensus me opozitën e vërtetë, jo me fraksionin e Bashës

 

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj teksa foli për Reformën Zgjedhore, komisioni për të cilën pritet të mblidhet të premten, tha se për të qenë e pakontestueshme, duhet që qeveria të arrijë konsensus me opozitën e vërtetë, që sipas tij nuk përfaqësohet nga Basha.

“Me ndryshimet e bëra në Këshillin Politik në korrik, kjo mazhorancë ndryshoi përsëri rregullat e lojës. Tani refuzon të bashkëpunojë me opozitën e vërtetë po përdor një fraksion që është më shumë si ambasador i qeverisë në opozitë sesa si përfaqësues i votës së prillit 2021”- nënvizoi ai.

I ftuar në ‘Frontline Intervieë’ me Marsela Karapançon në Report Tv, Gjekmarkaj tha se kryedemokrati Lulzim Basha u përgënjeshtrua për deklaratën e tij ku pretendonte se ambasadorët e huaj kishin ndërmjetësuar për marrëveshjen mes PS dhe PD për mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore.

"Është e shëmtuar që në darkë të bësh një deklaratë dhe në mëngjes të jesh i përgënjeshtruar nga 3 ambasada të vendit tonë. Por Basha kohët e fundit ka shumë qejf të bëjë gola në portën e vetë. Mbrëmë bëri 2 të tillë, e para kur tha se kanë ndërmjetësuar ndërkombëtarët për atë letrën e fshehtë që kishin firmosur Gjiknuri dhe Alibeaj në një zyrë pa drita. Dhe e dyta kur tha se i jemi imponuar PS-së. Se me çfarë force mundet Basha t’i imponohet, këtë nuk e di. Por tregon një farë degradimi në publik, ndoshta fakti i ndryshimit nga kryetar i vërtetë i një partie në kukull në duart e dikujt tjetër”- tha deputeti.

Ndër të tjera, ai shtoi se do të dëshironte një ndërhyrje nga faktori ndërkombëtar për situatën politike në vend.

“Do ishte një lutje që kushdo që ka mundësi të ndihmojë demokracinë shqiptare duhet ta bëjë. Ne po shkojmë jo pak vite në demokraci por ende nuk është funksionale”- shtoi Gjekmarkaj.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pena: 16/01/2024 21:04

    Ky shkollari eshte me keq se babai I vet Sali Baterdia, ne kundershtim me prirjen natyrore qe biri behet me I mire se babai!!!

    Përgjigju
  • Niku: 16/01/2024 20:19

    Ky shkone kush ti japi ndonje cope kocke,,,ska integritet hiç fare....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë