Fabio Kapelo do të jetë trajner i ekipit të Rusisë deri në botërorin e vitit 2018 që do të zhvillohet pikërisht në tokën e carëve.
Kontrata aktuale e Kapelo-s skadonte në vitin 2016, por duke parë punën e mirë që po zhvillon me ekipin kombëtar, përfaqësuesit e federatës ruse me në krye ministrin e sporteve vendosën që të mbajnë italianin.
Pas firmosjes, tekniku u shpreh se "I jam mirënjohës Rusisë për besimin. Jam mjaft i lumtur që do të vazhdoj punën në Rusi.
Kemi projekte të mëdha dhe do të bëj gjithçka është e mundur për ti bërë të lumtur tifozët” deklaroi Kapelo .Italiani më parë ka drejtuar drejtuar Anglinë dhe klube si Milani, Juventusi, Roma e Reali i Madridit.
Blatter: Brazili do të shkëlqejë
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter shprehet i bindur se Brazili do të organizojë një Botëror të suksesshëm në të gjitha aspektet.
“Brazili do të organizojë një Kupë Bote të bukur dhe të suksesshme, besimi është duke dominuar.
Brazili është vendi i futbollit, nuk ka vend më të mirë se Brazili për të folur për futbollin.
Unë jam mësuar me Kupat e Botës, nuk ka probleme, në fund, gjithçka do të jetë në rregull edhe në Brazil” deklaroi Blatter.
/Shqiptarja.com