Ish-trajneri i Realit, Fabio Kapelo ka folur me superlativa për fituesin e Topit të Artë dhe shanset e madrilenëve për të fituar gjithçka këtë edicion në Spanjë dhe Evropë.
Kapelo ka drejtuar Realin në dy periudha, në sezonet 1996-1997 dhe 2006-2007, duke fituar 2 tituj të La Ligas.
“Reali ka më shumë shanse për ta fituar Champions Leaguen, më pas vijnë Barcelona dhe Bayerni.
Arsenali është një skuadër e mirë, por ka probleme, ndërsa Çelsi vjen i katërta, por do ta ketë shumë të vështirë” shprehet italiani.
Aktualisht tekniku drejton Rusinë dhe ia ka frikën një përballje me Portugalinë e Ronaldos në botëror.
“Ronaldo është një lojtar i madh, i jashtëzakonshëm, por ai është i ndryshëm nga Messi.
Të kesh në skuadër lojtarë të tillë është garanci, sepse mund të ndryshojnë rrjedhën e lojës në moment dhe të zgjidhin shumë probleme” përfundon ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com