Kapen 144 kg kokainë në Maltë, kishte destinacion Shqipërinë e Malin e Zi

Kapen 144 kg kokainë në Maltë, kishte destinacion Shqipërinë e Malin e Zi

Një tjetër sasi e madhe kokaine është kapur në Maltë një pjesë e secilës kishte destinacion Shqipërinë. Sipas autoriteteve të Maltës bëhet e ditur se sasia e kokainës është 144 kg e cila nëse do të shitej në treg do të arrinte vlerën e 16 milion eurove .

Droga ishte fshehur brenda tre kontenjerëve dhe u zbulua të shtunën në portin "Freeport" të Maltës. Në vetëm dy javë kjo është hera e katërt që kapen sasi të mëdha kokaine në këtë port. Sipas mediave në Maltë dy prej kontinjerëve kishin si destinacion portin e Durrësit, ndërsa kontinjeri i tretë ishte për në Malin e Zi.

Kontinjerët që ishin nisur drejt Shqipërisë mbante 40 pako kokaine me peshë 48 kg, ndërsa në kontenjerin që ishte nisur për në Malin e Zi ndodheshin 80 pako kokaine me peshë 96 kg .

Kujtojmë se një sasi tjetër e madhe kokaine u kap në këtë port 6 ditë më parë e cila gjithashtu kishte destinacion portin e Durrësit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille