DURRËS - Janë vënë në prangat e policisë së Durrësit dy grabitësit e filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak. Ervin Varaka dhe Jonni (Gentjan)Doda vodhën ditën e djeshme në filialin e bankës në Shijak nën kërcënimin e armëve, një shumë prej 100 000 lekë të reja.

Ervin Varaka, 29 vjeç, banues në Shijak dhe Jonni (Gentjan)Doda, 44 vjeç, banues në Elbasan akuzohen për veprat penale “Vjedhja bankave dhe arkave të kursimit” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, sipas policisë, shtetasi Jonni (Gentjan) Doda është në hetim edhe nga autoritetet greke për të njëjtën vepër penale.