Kapen 35 klandesinë në dy
operacione në kufirin me Greqinë

Kapen 35 klandesinë në dy<br />operacione në kufirin me Greqinë
GJIROKASTËR - Policia kufitare e Kakavijës ka kapur 35 emigrantë klandestinë nga vende të ndryshme që kanë hyrë në Shqipëri nga Greqia. Burime nga policia kufitare në Kakavijë, ka bërë të ditur se, klandestinët janë kapur gjatë dy operacioneve të organizuar në mesditë, rreth orës 13.00.

Operacioni i parë është zhvilluar në fshatin Glinë, ku janë kapur 12 klandestinë. Klandestinët e kapur janë nga Pakistani, Algjeria dhe Eritrea.

Nga operacioni i dytë u kapën 23 persona në fshatin Peshkëpi. Mes të kapurve ishin edhe 5 femra e 3 fëmijë. Siç bëjnë të ditur burimet policore, klandestinët janë me probleme shëndetësore, për shkak se janë lagur nga shiu.

Pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore, një fëmijë 5 muajsh është dërguar për trajtim në qendrën shëndetësore të Vriserasë.

Klandestinët e ndaluar në kufi, janë në Kakavijë dhe pritet që të kthehen mbrapsh drejt Greqisë, si vendi i origjinës.

Gjatë dy muajve të fundit në kufirin tonë me Greqinë janë kapur më shumë se 850 emigrantë klandestinë, kryesisht nga vende të Lindjes së Mesme, të Afrikës veriore por dhe vende të tjera.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)