KORCE- Katër klandestinë, 3 afganë, e një pakistanez janë ndaluar mëngjesin e sotëm teksa po tentonin të hynin në tokën shqiptare, me destinacion përfundimtar Italinë.

Klandestinët u kapën të fshehur brenda një kamioni i cili tranportonte fruta nga Greqia drejt Shqipërisë, përmes pikës kufitare të Kapshticës.

Policia e Korcës ndaloi drejtuesin e kamionit, shtetasin malazez, Slavko Pekuliç. Kamioni ishte i firmës “POP FRUIT DOD” me targa PGGB648 dhe PG014A, vinte nga Greqia për në Shqipëri. Ndalimi i klandestinëve u bë Vetëm pak ditë pasi në Tiranë u kapën 11 klandestinë kurdë të fshehur brenda një kamioni mallrash