Në zonën bregdetare të Shëngjinit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 400 kg drogë e llojit kanabis sativa.
 
Droga ishte fshehur në zonën e pishave afër plazhit të Shëngjini dhe ishte e paketuar në përmasa prej 1 kg të mbështjella me letër natriban.
 
Dyshohet se sasia prej 400 kg hashash do të transportohej nëpërmjet detit drejtë vendeve të tjera të Europës.
 
Policia dhe prokuroria e qarkut të Lezhës është vënë në ndjekje të poseduesve të drogës.
 
Ndërkohë që po bëhet edhe krehja e zonës ku është gjetur lënda narkotike.


dy.b/shqiptarja.com