Autoritetet bullgare ndaluan të mërkurën në mbrëmje persona të dyshuar për terrorizëm në pikën kufitare me Maqedoninë.

Sipas raportimeve, të arrestuarit janë shtetas kosovar të moshës 20-25 vjeç, të cilët po tentonin të futeshin në territorin bullgar.

Ata i ofruan rryshfet policëve, gjë që ngjalli edhe dyshimin e tyre. Pas një kërkimi të hollësishëm në celularët e tyre, autoritetet zbuluan materiale propagandistike të ISIS si dhe foto njerëzish me koka të prera.

Ky rast u mor menjëherë në kontroll nga agjensia shtetërore për sigurinë kombëtare (DANS).
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)