GREQI- Policia greke ka kapur mbi 54 kg marijuanë pranë kufirit greko-shqiptar.
Operacioni është zhvilluar në Tiria, Janinë ku edhe është ndaluar mjeti që vinte nga kufiri i gjelbër, ku edhe u gjetën tre çanta që përmbanin lëndën narkotike të ndarë në 23 pako.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të dy shtetas grekë të moshës 54 dhe 34 vjeçare.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 2 telefona celularë.
Komento
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)