PERUGIA- Dy adoleshëntë janë pezulluar nga shkolla për 15 ditë pasi janë kapur duke bërë seks në klasë gjatë orës së mësimit. Ngjarja është shënuar në provincën e Perugias në Itali. Dy minorenët frekuentonin vitin e parë të shkollës së mesme. Kishin qenë shokët e klasës të cilët kanë parë se çfarë po ndodhte dhe njoftuan mësuesen. Agjencia e lajmeve ANSA citon drejtoreshën e shkollës të ketë thënë se fëmijët nuk ishin koshientë për çfarë po bënin, ndërkohë që të dy gjimnazistët vinin nga familje pa probleme sociale.
(sg/shqiptarja.com)