TIRANË- 4 persona janë arrestuar sot në flagrancë teksa punonin në një parcelë për kultivimin e lëndës narkotike të dyshuar si Kanabis në Tiranë

Policia ka asgjesuar 350 rrënjë bimë narkotike në parcelën e cila ishte në vëzhgim nga ana e tyre prej ditësh.

Blutë e Tiranës kanë arrestuar Adnand Cullhaj, 19 vjeç, Mustafa Cullhaj, 47 vjeç, Lulzim Cullhaj, 18 vjeç, Besnik Cullhaj, 41 vjeç të gjithë banues në Tiranë duke i sekuestruar edhe dy automjete në cilësinë e provës materiael.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim”

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)