Dy shqiptarë janë vënë në prangat e policisë greke pasi janë kapur me një sasi prej 55 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Kostur dhe sipas informacioneve shqiptarët e vënë në pranga janë të moshës 34 dhe 35-vjeçe.
Ata janë kapur në një zonë të pyllëzuar dhe drogën po e transportonin me 4 çanta që përmbanin 44 pako kanabis.
Të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 2 celularë me 3 karta SIM. Kohët e fundit në Greqi janë sekuestruar qindra kg kanabis që tentohej të trafikohej nga shqiptarë.
Komento