MAT- 5 persona janë arrestuar mbasditen e sotme nga policia e Qarkut Dibër. Burime nga policia bëjnë me dije se 5 të arrestuarit janë kapur në aksin Klos-Dibër me 5 kilogram lëndë eksplozive tritol. Mësohet se policia u ka gjetur edhe kapsolla dhe fitil përcjellës dhe detonatorë.
Në total policia u ka sekuestruar 5 të arrestuarve 42 kallupe tritoli me nga 190 gram secila,26 metra fitil zjarrpërcjellës, kapsolla detonatore 500 copë dhe 2 motora për transport.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe zbulimin e personave të tjerë të implikuar, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com