Kapet 220 kg kanabis në një kamion të fruta-perimeve në Podgoricë! Vinte nga Shqipëria, shoferi ikën me vrap kur i erdhi radha për kontroll

TIRANË- 220 kg kanabis e ndarë në 224 pako është kapur në një kamion në Podgoricë, i cili vinte nga Shqipëria. Në dokumentet e pikës doganore, kamioni ishte regjistruar për transport të fruta perimeve. Kamioni i përkiste një kompanie të quajtur fruta-perime "Bugarin" me seli në Podgoricë.

Shoferi i kamionit është larguar me vrap në momentin që nga ana e policisë i është komunikuar se do të kontrollohej.  Sipas informacioneve, shoferi nuk rezulton të jetë shqiptar. Sasia e kanabisit të sekuestruar është raportuar dhe tek pala shqiptare për verifikim, pasi ka dyshime se ngarkesa mund të jetë marrë në vendin tonë.

Autoritetet shqiptare janë duke verifikuar të dhëna për itinerarin e kamionit, megjithëse deri më tani për arsye hetimore nuk bëhen të ditura.

Kjo është ngarkesa e dytë, brenda pak muajsh që kapet në Malin e Zi, ndërsa metoda e përdorur është e njëjta, me anë të kamionëve të deklaruar për import-eksport fruta perimesh. Dyshimet e para janë se mund të kemi të bëjmë me të njëjtën linjë, por grupi hetimor ende nuk ka një rezultat pasi është ende herët.

1615377655_1615377602WhatsAppImage20210310at120309.jpeg

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!