Pukë-Policia ka arrestuar në flagrancë për lëndë narkotike 35 vjeçarin Aleks Ndreka, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz. Uniformat blu i kanë sekuestruar Sekuestrohet 1 kg e 260 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni i arrestimit është bërë nga strukturat e Seksionit Kundër narkotikëve në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për 35 vjeçarin.

Aleks Ndreka në Fushë Arrëz, në dalje të qytetit, u kap duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, me targë TR4414P ku gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e mjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”, neni 283/1 i Kodit Penal.
puke kanabis
puke kanabis
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com