TIRANE - Një 25 vjeçar nga Tirana është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje. 

Ari Haxhiu u arrestua në flagrancë nga shërbimet e komisariatit numër 5 në rrugën “ Demokracia” me një pistoletë me mbishkrimin Browning/S Patent Depose, një krëhër me 6 fishekë dhe një zhurmë lëshues silenciator, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

arma ari
 
Po ashtu një 62 vjeçar me inicialet I.H, po banues në Tiranë është proceduar në gjendje të lirë, pasi në lokalin e tij iu gjet një armë gjahu pa leje.


 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)