TIRANE-Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri i cili bashkë me një shokun e tij ishin kthyer në makthin e banesave në Tiranës.
 
Brenda dy muajve 23-vjeçari J.H bashkë me B.M 22 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, kishin grabitur 7 banesa në Tiranë.
 
Ata i kryenin vjedhjet gjatë orëve të natës, ku futeshin në shtëpi dhe më pas merrnin lekë dhe sende me vlerë.
 
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ata përdornin kaçavida dhe mjete të tjera për të hapur dyert.
 
Ata janë autorë të vjedhjeve: Më datat 25.01.2017, 03.01.2017, 25.01.2017, 01.02.2017, 10.02.2017 e 19.02.2017 dhe më datë 04.03.2017, të gjitha banesa në kryeqytet.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com