TIRANE- Efektivat e Repartit Shqiponja të Policisë së Tiranës, kanë arrestuar edhe një prej anëtarëve të “Bandës së Babagjyshave”, të cilët dy vite më parë grabitën argjendarinë në qendrën tregtare TEG në kryeqytet. Konkretisht, 27 vjeçari Mark Shpendi është personi i 7-të i cili ra në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme. Burime nga Reparti Shqiponja thanë për “Shqiptarja.com”, se arrestimi i 27 vjeçarit u bë përballë Gjimnazit Profesional “Harry Fultz”, në Tiranë, pasi veprimet e tij të dyshimta ishin spikatur nga efektivët e policisë.
Ndalimi
Burimet thanë se disa efektivë të Repartit Shqiponja, prej disa ditësh kishin spikatur një person i cili herë pas here bënte veprime të dyshimta në rrugën përballë Gjimnazit Profesional “Harry Fultz”, në Tiranë. Ndërkaq, ditën e djeshme efektivët ndaluan personin, i cili ditë më parë kishte lënë dyshime të forta dhe mbahej në mbikqyrje. Efektivët i kanë kërkuar të ndaluarit që të jepte një mjet identifikimi, ndërsa ky i fundit ka shprehur se me vete i ndodhej vetëm një çertifikatë personale. Ndërkohë, sipas procedurave të pyetjeve, efektivët kanë marrë në pyetje personin e dyshimtë duke e pyetur mbi të dhënat personale të cilat ishin të vendosura në çertifikatë.
“Tradhtia”
Teksa i ndaluari ishte duke u marrë në pyetje, ajo çfarë i bëri efektivëve të dyshonin edhe më shumë mbi këtë person, ishte fakti se i riu nuk iu përgjigj të gjtha pyetjeve të sakta. Konkretisht, i riu u pyet mbi të dhënat personale të cilat ishin të regjistruara në çertifikatën që ai kishte dhënë si mjet identifikimi, dhe ajo se çfarë e “tradhëtoi” në përgjigje ishte data dhe viti i lindjes. Nga përgjigjia e cila rezultoi gabim, i riu u shoqërua në ambientet e komisariatin numër 3 në kryeqytet, dhe pas kontrollit, me vete iu gjet një kartë identiteti.
Ndërkohë, lidhur me këto detaje, burime nga Shqiponja thanë për “Shqiptarja.com” se fillimisht i riu u kishte treguar efektivëve çertifikatën e vëllait. Ndërsa, sipas të dhënave të shënuara në kartën e identitetit, rezultoi që i ndaluari ishte person me precedent të mëparshëm penal. Pra, në bazë të mjetit identifikues që të riut iu gjet me vete u cilësua se personi i dyshimtë ishte 27 vjeçari Mark Shpendi, i njohur ndryshe edhe si një prej anëtarëve të “Bandës së Babagjyshave”. Ky person ishte i shpallur në kërkim, pasi për të Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Kryerja e veprave të grupit kriminal”.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Kupa në gjyq për akuzat greke">