GREQI - Disa ditë pas goditjes të dy bandave shqiptarësh dhe grekësh, të cilët tregtonin kontrabandë arme dhe sasira të mëdha droge në ishullin e Kretës, në Iraklio dhe Lasithi, e kishte radhën asgjësimi i një tjetër bande me katër persona, grekë e shqiptarë, në prefekturën e Haniasë.
Grupi mafioz që kishte për kryetar një shtetas shqiptar nga Tepelena të moshës 38-vjeçare që banonte në Athinë është asgjësuar të shtunën në mbrëmje vonë.
Policët e sektorit të Luftës kundër Drogës kishin disa informacione për veprimtarinë e këtij grupi, se këta tregtonin kontrabandë drogë dhe armë, kryesisht kallashnikovë dhe fishekë të armëve të ndryshme.
Pas disa përpjekjeve një agjent i policisë mundi të kontaktojë me shqiptarin në Athinë dhe i kërkoi që të blinte 22 kilogramë dhe 250 gramë hashash kundrejt shumës prej 17.000 euro.
Në takim me agjentin e policisë ka shkuar një pjesëtar i bandës, 49-vjeçar grek, i cili transportonte sasinë e drogës, i cili menjëherë është arrestuar, ndërkohë që në të njëjtën kohë në Athinë është arrestuar edhe 38-vjeçari shqiptar.
Dy pjesëtarë të tjerë të bandës, një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij 52-vjeçar grek janë shpallur persona në kërkim, por janë identifikuar dhe arrestimi i tyre konsiderohet çështje kohe.
Në posedim të të arrestuarve janë gjetur sasira të mëdha parash, telefona celularë, një sasi droge e fshehur, etj.
Axhendat me numrat e telefonave në celularët e sekuestruar që u zbuluan po kërkohen nga agjentët e policisë kriminale.
Ndaj të arrestuarve filloi ndjekja penale për krijim të bandës kriminale, tregtimin e armëve dhe drogës dhe janë duke u hetuar të gjitha pistat e mundshme për gjetjen e bashkëpunëtorëve. Mediat greke bëjnë të ditur se për arsye hetimi nuk publikohen emrat dhe fotot e të arrestuarave.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com